Hyrje | Opinione | “Fazlliçët” janë bërë pronarë, po shesin e blejnë bregdetin

“Fazlliçët” janë bërë pronarë, po shesin e blejnë bregdetin

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Ne kemi kërkuar që zgjidhja të jetë kthimi fizik, duke respektuar të drejtën e pronës dhe origjinën e saj, dhe kompesim, sipas rastit, le tu jepet personave të tretë që në këto vite kanë abuzuar me pronat tona. Për ta përkeqësuar situatën e anarkisë së pronës dhe të korrupsionit në administratën shtetërore janë miratuar edhe ligje që legalizojnë ndërtimet e paligjshme në tokën e pronarit të vërtetë

<!-- /* Font Definitions */ @font-face {font-family:Calibri; mso-font-charset:0; mso-generic-font-family:swiss; mso-font-pitch:variable; mso-font-signature:-1610611985 1073750139 0 0 159 0;} /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:10.0pt; margin-left:0in; text-align:justify; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:10.0pt; font-family:Calibri; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-font-family:"Times New Roman"; mso-bidi-language:EN-US;} span.longtext {mso-style-name:long_text;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Letër publike

Për politikanët dhe ambasdorët që janë të interesuar për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri

Nga Rrapo Hajredin Danushi

 

Shkrime të botuara në të gjitha gazetat e javës së fundit njoftuan se Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, zoti Bahri Shaqiri, ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare se vitin e kaluar mafia, krimi i organizuar dhe shërbimet sekrete të vendeve huaja, kanë sponsorizuar për emërimin dhe ngritjen në karrierë të qeveritarëve dhe politikanëve, se interesi i tyre dhe i mafies vendase dhe të huaj për dominim në dëm të interesave tona kombëtare është synimi në investimet në fushën e ndërtimeve, etj. Me këtë raport, që e njohim vetëm nëpërmjet artikujve në gazeta, është informuar Presidenti i Republikës z. Bamir Topi si edhe Kryeministri z. Sali Berisha.

Në emër të pronarëve të ligjshëm të konfiskuar, të cilët që prej 19 vjetësh janë në pritje që shteti tu kthejë pronat e marra padrejtësisht nga diktatura, e falenderojmë  dhe e përgëzojmë kryetarin e SHISH-it, zoti Shaqiri. Njëkohësisht ne mendojmë që konstatimi dhe raporti i tij, përmbajtjen e plotë të të cilit nuk e njohim pasi u raportua me dyer të mbyllura dhe Presidenti me Kryeministrin ende nuk kanë thënë asnjë fjalë dhe nuk kanë marrë asnjë masë, është shumë i vonuar si edhe do të jetë i mangët nëse në themel ky raport nuk denoncon faktin se prej 19 vjetësh politikanët vazhdojnë të grabisin pronat e qytetarëve dhe ato të shtetit duke zbatuar ligjin antikombëtar 7501 që është zbatimi në perfeksion i platformës së presidentit komunist Ramiz Alia sipas udhëzimeve të Katovicës.

Kryeministri Sali Berisha, me të drejtë por me shumë vonesë, po kërkon hetim parlamentar për zbardhjen e të vërtetës se kush e organizoi, kush i vrau dhe i helmoi të rinjtë shqiptarë në atë që quhet masakra e Tivarit. Por përpara kësaj duhet që Parlamenti të analizojë me përparësi faktin se anarkia e pronës, e filluar me ligjin 7501 pas vitit 1991, po e shkatërron Shqipërinë! Duhet analizuar pse qëndrojnë të verbër para realitetit jo vetëm oligarkia e politikanëve shqiptarë por dhe ambasadorët dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Kemi të bejme me agjentë, influenca agjenturore, korrupsion apo çfarë? Këtë le ta studiojnë specialistët dhe analistët e politikës dhe të SHISH-it por disa gjëra “bëjnë mu” ose, ashtu siç thote një shprehje amerikane që “kur dukesh si patë, kur ecën si patë, kur flet si patë, atëhere duhet të jesh patë” dhe, me e rëndësishmja, kjo situate don patjetër shpjegim e zgjidhje.

Ne nuk kemi njohuri nga shërbimet sekrete por, afërmendësh që, SHISH-i, në konstatimin e tij, është shumë i vonuar pasi agjenturat nuk lindin brenda një viti. Shoqata Kombëtare e të Shpronësuarve ”Pronësi me Drejtësi”, Shoqata ”Bregdeti”, akademikët dhe intelektualët e shumtë, prej shumë vitesh dhe shpeshherë edhe në mënyrë publike, kanë kritikuar se si politikanët shqiptarë, duke e trajtuar pronën e konfiskuar nga komunizmi si pasuri në interes të klaneve të politikës, po ecin në rrugën sllavokomuniste dhe prandaj, me apo pa koshiencë, ata po i shërbejnë interesave antikombëtare. Nëse fillesat e anarkisë së pronës janë agjentura në kuptimin e plotë të fjalës apo thjesht influenca agjenturore, këtë ne nuk e dijmë, por ne kemi deklaruar se pas vitit 1991, antidemokracia dhe linja antikombëtare filloi me firmën e Ramiz Alisë për vazhdimin e maskuar të luftës së klasave me ligjin famëkeq, antinatyror, antinjerëzor dhe antikombëtar 7501. Pas tij janë miratuar ligje të tjera që po imponojnë fundosjen ekonomike të Shqipërisë dhe kanë krijuar një konflikt civil të vazhdushëm. Realiteti i sotëm është se “Fazlliçët” janë bërë pronarë dhe po shesin e blejnë bregdetin; se, pa mbaruar procesi i kthimit fizik të pronave, qeveria nxitohet për të bërë legalizimet pushtimeve dhe ndërtimeve pa leje; se çdo ditë raportohen milionat e fituara nga politikanët kur pensioni shtohet më pak se niveli i inflacionit pra, pavarësisht se një pension nominalisht ngrihet në vlerë, njerëzit varfërohen realisht gjithnjë e më shumë. Prej gati 20 vjetësh, kjo politikë e verbër ka krijuar këtë situatë të rëndë për interesat kombëtare. Shqiptarët po pushtojnë dhe po vriten ndërmjet tyre nërkohë që politikanët pasurohen. Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Pajtimit Mbarëkombëtar, zoti Gjin Marku, vazhdimisht ka ngritur shqetësimin se konfliktet midis familjeve, konfliktet brenda familjes dhe krimet në rritje po lindin kryesisht nga mos kthimi i pronës tek i zoti. Për fat të keq, të gjitha këto zëra kanë rënë dhe vazhdojnë të bien në veshin e shurdhër jo vetëm të politikanëve shqiptarë por dhe të ambasadorëve të kancelarive të huaja.  Ne nuk kemi të dhëna nëse institucionet ndërkombëtare informohen saktë për situatën dhe problemet më shqetësuese në Shqipëri, nëse mashtrohen qëllimisht në mënyrë sistematike apo ka përfshirje të qëllimshme? Kur Sekretarja amerikane e Shtetit Klinton, e cila ajo dhe shteti që përfaqeson janë shumë të dashur dhe të respektuar nga ne dhe të gjithe shqiptarët, adreson si shqetësim kryesor për Shqipërinë faktin se një pjesë e banorëve të Lezhës zhvilluan disa protesta të vogla ndaj homoseksualitetit, kur përfaqësuesit e Brukselit e kushtëzojnë qeverinë shqiptare me konsensusin politik për problemin e kutive të votimit, probleme të cilat janë të rëndësishme në vetvete për një demokraci, ne na lind e drejta ti drejtohemi z. John L. Withers, II, si përfaqësues i SHBA-s, dhe z. Helmuth Lohan, si përfaqësues i Bashkimit Evropian, dhe ti kërkojmë përgjigje publike për sa vijon: Sa jetë njerëzish më shumë do të duhet të vyshken për shkak të abuzimit kriminal të pronave, sa dekada më shumë abuzimi kriminal me pronen do të duhet të kalojnë, sa më shumë do të duhet të pasurohen abuzivisht klasa politike dhe ata që janë mbrapa tyre dhe sa më shumë do të duhet të rrënohet klasa e pronarëve të vërtetë e të ndershëm, esnafëve, intelektualeve, patriotëve, etj., sa më i gjatë do të duhet të jetë vargu i gjeneratave të shitblerjeve abuzive, ilegale dhe antikonstitucionale të pronave, sa më i lartë do të duhet të jetë niveli i korrupsionit të ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit për shkak të abuzimeve me pronën, sa me thellë do të duhet të futen në konflikt social shqiptarët me njeri tjetrin për shkak të pronës që ju të ndërhyni për të thënë fjalën tuaj për këtë çështje kaq vitale për një komb dhe shtet? A mund të bëhet integrimi evropian i Shqipërisë, a mund të jetë e pranueshme për një vend të NATO-s, që prej 19 vjetësh e drejta e pronës private jo vetëm që nuk ka gjetur zgjidhje por situata vazhdon të përkeqësohet ne nivele kaq të larta kriminale dhe thjesht padrejtësie bazë dhe të panatyrshme?

Nëse gati në gjithë zonat veriore dhe gati në 75% të vendit prona ka vajtur tek i zoti, në zonën turistike dhe në qytetet kryesore zbatohet një standard tjetër për pronat. Pronat e këtyre zonave që kanë vlerë të lartë dhe sipas raportit të SHISH-it synohen nga mafia e huaj,  janë përvetësuar nga politikanët që janë ndarë në disa parti dhe vetëquhen të majtë apo të djathtë, por të gjithë vazhdojnë luftën e klasave me pronarët e ligjshëm. Nga këta politikanë janë miratuar ligje që subjektet e konfiskuar nga komunizmi do të kompensohen. Ne kemi kërkuar që zgjidhja të jetë kthimi fizik, duke respektuar të drejtën e pronës dhe origjinën e saj, dhe kompesim, sipas rastit, le tu jepet personave të tretë që në këto vite kanë abuzuar me pronat tona. Për ta përkeqësuar situatën e anarkisë së pronës dhe të korrupsionit në administratën shtetërore janë miratuar edhe ligje që legalizojnë ndërtimet e paligjshme në tokën e pronarit të vërtetë. Thellimi i kësaj situate solli faktin e shëmtuar që policia e shtetit të goditet me bomba molotov dhe me gurë nga ata që kanë pushtuar tokat e tjetërkujt dhe që kanë ndërtuar pa leje. Ju lutem na sqaroni: Ç’duhet të bëjnë pronarët e konfiskuar nga komunizmi që institucionet ndërkombëtare të mos mashtrohen por të dijnë realitetin e mungesës së shtetit ligjor dhe të shkeljes flagrante të të drejtës së pronës, të informohen me faktin se korrupsioni ka pushtuar administratën, përfshi dhe sistemin e  drejtësisë në të gjitha nivelet, që tashmë ushqen kaos dhe anarki postkomuniste që zgjat tranzicionin dhe pasuron politikanët?

Shumë filozofë të mëdhenj pohojnë se të drejtat pronësore burojnë, e kanë origjinën nga konventat shoqërore, nga morali dhe ligji natyror. Në “Traktatin e Dytë”, John Locke, një nga filozofet që ka patur influencë shumë të madhe ndaj demokracisë sidomos asaj amerikane, pohon se shoqëria civile është krijuar pikërisht për mbrojtjen e pronës. Ai bazohet për këtë tek rrënjët etimologjike të fjalës pronë në anglisht ("property"), frengjisht (“propre”)  që vjen nga “proprius” në latinisht e që do të thotë ajo që është e vetja, duke përfshirë edhe veten. Kështu, me fjalën "pronë", thotë Locke, nënkuptohet "jeta, liria dhe pasuria". Kjo do të thotë se kur i ke mohuar dikujt pronën, i ke mohuar atij jo thjesht pasurinë por edhe jetën dhe lirinë. Kjo do të thotë, pohonte Locke, që shoqëria politike, shteti është themeluar pikërisht për mbrojtjen më të mirë të pasurisë dhe se krijimi i tyre është bërë pikërisht për ti shërbyer interesave private (dhe jo-politike) të anëtarëve të saj. Locke fillon nga një prezumin i thjeshtë që çdo individ, si minimum, "zotëron" veten e tij: ky është një konkluzion/rrjedhim i faktit që çdo individ është i lirë dhe i barabartë në gjendje të natyshme. Si rezultat i kësaj secili, për pasojë, duhet të “zotërojë”punën e vet e për pasojë pronën që krijon kjo punë - ti mohosh pronën njeriut do të thotë ti mohosh punën që ka krijuar këtë pronë, do të thotë ti mohosh vetveten, do të thotë ta kthesh atë në skllav. Kur do të mundet për një cështje kaq sublime, në fakt sipas personit që pati ndoshta influencen me të madhe ndaj demokracisë, cështja më sublime, arsyeja e vetme e krijimit të shoqërisë politike dhe shtetit ligjor siç është ajo e pronës, që kancelaritë e vendeve më demokratike dhe institucionet ndërkombëtare demokratike ta adresojnë atë?

E përsërim edhe një herë apelin tonë ndaj kancelarive të vendeve më demokratike dhe institucioneve ndërkombëtare demokratike: Sa jetë njerëzish më shumë do të duhet të vyshken për shkak të abuzimit kriminal të pronave, sa dekada më shumë abuzimi kriminal me pronen do të duhet të kalojnë, sa herë më shumë do të duhet të pasurohen abuzivisht klasa politike dhe ata që janë mbrapa tyre dhe sa herë me shumë do të duhet të rrënohet klasa e pronarëve të vërtetë e të ndershëm, esnafëve, intelektualeve, patriotëve, etj., sa më i gjatë do të duhet të jetë vargu i gjeneratave të shitblerjeve abuzive, ilegale dhe antikonstitucionale të pronave, sa më i lartë do të duhet të jete niveli i korrupsionit të ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit për shkak të abuzimeve me pronën, sa më thellë do të duhet të futen në konflikt social shqiptarët me njeri tjetrin për shkak të pronës që ju të ndërhyni për të thënë fjalën tuaj për këtë çështje kaq vitale për një komb dhe shtet?

 

Në pritje të përgjigjes tuaj publike.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

  • Plain text 201 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
banner
Tags
Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull
0