Ku janë dëshmorët e Ballit e Legalitetit?
Në shkrimin e cituar, autori thekson se kundër pushtuesve kanë luftuar e kanë rënë edhe nga radhët e Ballit e Legalitetit. Të parët dëshmorë, - thekson ai,- që i pritën fashistët me armë “ishin mbretërorët në pozicionet e tyre për luftë në Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin, por asnjëherë nuk kujtohen në ceremonitë zyrtare”.
Në shkrimin e cituar, autori thekson se kundër pushtuesve kanë luftuar e kanë rënë edhe nga radhët e Ballit e Legalitetit. Të parët dëshmorë, - thekson ai,- që i pritën fashistët me armë “ishin mbretërorët në pozicionet e tyre për luftë në Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin, por asnjëherë nuk kujtohen në ceremonitë zyrtare”.
Edhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Balli Kombëtar e Legaliteti nuk kanë luftuar kundër pushtuesve nazifashistë. Ata u përpoqën për të sabotuar vendimin e Konferencës së Pezës të shtatorit 1942 për bashkimin e popullit shqiptar pa dallim feje, krahine e ideje në luftë kundër fashizmit. Me parullën “Prit, nuk ka ardhur koha”!, Balli u përpoq ta largonte popullin nga Fronti Nacionalçlirimtar. Kur Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare po korret suksese në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, Balli Kombëtar e Legaliteti u bashkauan hapur me pushtuesit, kundër kësaj Lëvizjeje dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Në masakrat, në burgosjet, në internimet e njerëzve të Lëvizjes, në djegëjet e shtëpive, kudo ballistët e zogistët ishin në pararojë të nazifashistëve.
Historia na tregon në dritën e diellit të vërtetën e madhe se Balli dhe Legalitetii, me bajraktarët e ndryshëm, u bashkuan me pushtuesit nazifashistë, duke tradhtuar interesat e kombit, luftuan me egërsi të paparë kundër përkrahësve të Lëvizjes Antifashiste. Ndërsa Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare e bëri populli i organizuar në formacionet e saj, duke e radhitur Shqipërinë në anën e Aleancës së Madhe Antifashiste të Luftës së Dytë Botërore, në anën e fitimtarëve, duke lënë në fushën e luftës 28 mijë dëshmorë, veç dëmeve materiale. Këto të vërteta, i ka shkruar historia e Luftës së Dytë Botërore, i provojnë dokumentet, të cilat janë përmbledhur e botuar para pesë vjetësh në librin “Dosjer”. Për tradhtinë e Ballit e të Legalitetit kanë shkruar edhe disa misionarë të vendeve aleate, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore, i ka dërguar në Shqipëri me detyra Komanda e Lartë Aleate e Mesdheut.
Për rrjedhim, dëshmorët e 7 prillit nuk mund të quhen “mbretërorë”, sepse nuk janë të Legalitetit, nuk janë të mbretit Zog. Mbreti Zog tradhtoi, rrëmbeu floririn nga Banka e Shtetit dhe bashkë me shpurën e tij ia mbathi për në Greqi. Komanda e lartë Ushtarake u shthur dhe e la ushtrinë të shpartalluar. Kudo mbretëronte kaosi. Vendi mbeti pa mbrojtje e pa qeveri, ushtria pa komandë. Populli kërkonte armë për të mbrojtur atdheun, por as ato nuk iu dhanë. Në këto kushte, kur armiku po na shkelte në prag, Mujo, bashkë me shokët e tij: Hamit Dollani, Haxhi Tabaku, Isak Metalla, Ismail Reçi, Hysen Koçi, Ramadan Velia, Ibrahim Velia etj., të udhëhequr nga ndërgjegjja e tyre, nga dashuria për Atdheun, luftuan kundër ushtrisë italiane deri në vdekje.
Këta trima, që ranë për mbrojtjen e vendit, u shpallën dëshmorë të Atdheut, të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, madje Mujo Ulqinakut iu dha titulli më i lartë: Hero i Popullit dhe të gjithë këta nderohen si në ditën e rënies, kur përkujtohet 7 Prilli si Ditë Zie Kombëtare, ashtu dhe më 5 Maji, si Ditë Përkujtimore Kombëtare së bashku me të gjithë dëshmorët e Atdheut.
Ka pasur edhe njerëz të tjerë, patriotë, që nuk i besuan më propagandës mashtruese të Ballit gjatë Luftës, u shkëputën nga çetat e tij dhe u bashkuan me forcat partizane dhe në luftë me armikun treguan trimëri, duke dhënë jetën. Dhe këta janë shpallur dëshmorë të Atdheut, njëlloj si partizanët që kishin dalë në luftë që në fillim. Për raste të tilla është shkruar në tekstin e Historisë së LANÇ.
Historia e LANÇ dhe njerëzit e gjallë që e kanë përjetuar këtë luftë, duke marrë pjesë në të, si dhe të gjitha dokumentet e kësaj lufte, provojnë se Balli Kombëtar e Legaliteti nuk kanë dëshmorë. Këto dy organizata u bashkuan me pushtuesit nazifshistë dhe nga radhët e tyre nuk ka të rënë në këtë luftë të madhe patriotike.
-
783 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj