Dy muaj nga zhdukja e Bleonës. Asnjë shenjë jete nga 6-vjeçarja
Ndonëse kanë kaluar më tepër se dy muaj nga zhdukja e mistershme e vajzës 6-vjecare nga Zapodi i Kukësit, Bleona Mata, deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Autoritetet policore nuk dinë të thonë asgjë rreth pistave të vjetra të hetimit, apo ndonjë piste të re që mund të çojë në gjetjen e saj, duke e lënë familjen prej dy muajsh në ankth
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} p.Char, li.Char, div.Char {mso-style-name:" Char"; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:8.0pt; margin-left:0in; line-height:12.0pt; mso-line-height-rule:exactly; mso-pagination:widow-orphan; text-autospace:none; font-size:10.0pt; font-family:Arial; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Ndonëse kanë kaluar më tepër se dy muaj nga zhdukja e mistershme e vajzës 6-vjecare nga Zapodi i Kukësit, Bleona Mata, deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Autoritetet policore nuk dinë të thonë asgjë rreth pistave të vjetra të hetimit, apo ndonjë piste të re që mund të çojë në gjetjen e saj, duke e lënë familjen prej dy muajsh në ankth. Vogëlushja rezulton e humbur që prej pasdites së 22 majit, kur ishte në mal, pranë shtëpisë për të kullotur bagëtinë. Ditën e zhdukjes së saj, Bleona shoqërohej nga 5 vajza të tjera më të rritura, mes tyre dhe vetë halla e saj. Kërkimet kanë vijuar përgjatë dy muajve si nga forcat e policisë ashtu dhe nga vetë familjarët, por asgjë nuk dihet në lidhje me vendndodhjen e saj. Deri tani hetimet janë përqendruar në pistën e një rrëmbimi të mundshëm të vajzës, bazuar këto dhe në dëshmitë kontradiktore të 5 vajzave që shoqëronin 6-vjeçaren ditën e zhdukjes. Madje vetë prindërit e vogëlushes kanë kërkuar herë pas here nga organet e hetimet që të rimarrin në pyetje 5 vajzat me dyshimin se ato dinë gjithçka ka ndodhur pasditen e 22 majit. Ndërkohë që fotoja e 6-vjeçares Bleona Mata vazhdon të jetë e publikuar në pikat kufitare të rajonit me qëllim marrjen e informacioneve.
-
173 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj