Politike
Berisha pranon se mashtroi me Durrës- Kukës, kalimi i tunelit me pagesë
Një fakt i fshehur ky nga qeveria shqiptare, por e zbuluar nga mediat kosovare, të cilave iu referua “Zëri i Popullit” kur denoncoi e para se kalimi nëpër tunelin e Kalimashit do të bëhej me pagesë. Nga kalaja e Petrelës, ku Berisha kishte improvizuar një konferencë për shtyp, ndau lajmin se qeveria është e zonja të japë para për ndërtimin e saj, qoftë edhe duke u zhytur në borxh dhe duke iu rënë në qafë shqiptarëve, por jo kaq e aftë për ta mirëmbajtur dhe ndaj do të jepet me koncesion
Berisha harron turizmin, i kthehet prapë mashtrimit me eksportet
Njësoj si dy ditë më parë me turizmin, kreu i qeverisë ka renditur “suksese” që janë të tilla vetëm sipas tij, por me të cilat nuk mund të mashtrojë më qytetarët. Berisha ka gënjyer se për biznesin do të vijnë ditë më të mira, për shkak të reformave që ai mashtron se ka kryer që nga viti i parë i qeverises, por që dje pranoi se do të nisin të zbatohen nga fillimi i vjeshtës...PS: Letrat anonime për diplomacinë, Berisha si sekretar i Partisë Komuniste
“Është për të ardhur keq kur sheh se në çfarë niveli ka rënë diplomacia shqiptare”. Partia Socialiste ka deklaruar dje ngjarja me letrën e mbërritur nga SHBA në adresë të qeverisë shqiptare, do të ishte një skandal për çdo shtet normal...Qeveria akoma asnjë qindarkë ish të përndjekurve politikë
Ish të përndjekurit politikë vazhdojnë të marrin vetëm premtime nga qeveria, por asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi që u takon për vitet e burgut. Ata shprehen të pakënaqur nga kjo zvarritje e procedurave por edhe nga premtimi më i ri se pagesat do të nisin që nga muaji i ardhshëm...Biberaj: Berisha, diktator në PD për të bërë pasuri për vete dhe klanin e tij
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj ka deklaruar dje se Berisha drejton si diktator partinë, duke mënjanuar strukturat, “me qëllim kthimin e saj në parti-pronë, në parti-vegël në duart e tij, për kënaqjen e etjes së pakufishme për pushtet personal, si dhe për pasurim marramendës të tij dhe të një shpurë oborrtaresh, servilësh, të paaftësh, klientësh dhe te korruptuar rrotull tij”...Krimi nuk shqetëson qeverinë. Basha refuzon të japë llogari para deputetëve
Shqetësimi i qeverisë shqiptare anëtare të NATO-s e aspirante për t’u anëtarësuar e për të lëvizur pa viza drejt BE-së, rreth çështjeve të sigurisë në vend, është zero. të paktën këtë la të kuptohet në Komisionin e Sigurisë, ku ishte i thirrur për të raportuar rreth situatës më të fundit kriminale në vend, që siç pohon edhe vetë qeveria, rezulton me një rritje të frikshme, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha...Nishani pranon korrupsionin e lartë në drejtësi, ia hedh fajin gjyqtarëve
Niveli i korrupsionit në sistemin e drejtësisë është shumë i lartë. Fakti është pohuar nga ministria e Drejtësisë në strategjinë që synon të luftojë këtë fenomen dhe probleme të tjera që cenojnë punën e gjyqësorit. Ministria megjithatë heq gjithë përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur fajin te gjyqtarët, që sipas saj janë problemi kryesor në sistemin e drejtësisë...Mazhoranca, tjetër draft antikushtetues për pronat
Shumica ka propozuar ndryshime në ligjin për pronat, të cilat sipas opozitës bien në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Ligjeve miratoi një propozim ligjor të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili u jep te drejtën rreth 7 mije pronareve, që kanë aktualisht konflikt pronësie, t’i drejtohen Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave...OSBE, Bosch: Negociatat, koha për kompromis
“Është shumë mirë që të dy palët po negociojnë me njëri tjetrin dhe shpresojmë se do të arrijnë në një marrëveshje e cila do të jetë e pranueshme nga të dyja palët. Është koha për kompromis”. Ambasadori i OSBE Robert Bosch i ndodhur në qytetin e Korçës nuk ka anashkaluar edhe deklaratat politike...Sistem kriminal abuzimi me pronën në të gjitha nivelet e pushtetit
Duke parë heshtjen permanente të Qeverisë ndaj ankesave tona për shkeljen e detyrimeve kushtetuese, Kryesia e Shoqatës “Bregdeti” i ka drejtuar trupit diplomatik dhe shumë institucioneve të BE, të KE dhe SHBA tekstin që vijon të përshtatur sipas institucionit që i është drejtuar...Berisha merr superkometenca për Inspektoriatin e Ndërtimit
Një javë pas vendimit që cakton kryeministrin Berisha në krye të Inspektoriatit të Ndërtimit, qeveria merr vendimin tjetër që i shton superkompetenca kësaj strukture duke shkelur autonominë e pushtetit vendor. Përmes penalitetesh dhe gjobash të shtuara në ligjin e ndryshuar, Këshilli i Ministrave merr gjithë kontrollin e ndërtimeve në territorin e republikës...Qeveria sulm të dyfishtë ndaj SHISH, i shkurton buxhetin. Allushi: Cenohet siguria kombëtare
Qeveria ka ndërmarrë një sulm të dyfishtë ndaj Shërbimit Informativ Shqiptar. Nuk ka në plan vetëm t’i heqë pavarësinë, por po kërkon ta vërë nën kontroll edhe duke i shkurtuar buxhetin. Madje deri aty sa të cenojë sigurinë kombëtare...Berisha plan të dytë për kapjen e SHISH. PS: T’i mbajë duart larg!
Mazhoranca, me në krye Berishën, nuk ka ndërmend të ndalet në planin e saj për të pushtuar Shërbimin Informativ Shqiptar. Iniciativa e nisur më herët, por e pezulluar për shkak të presionit të ushtruar nga opozita dhe ndërkombëtarët, tashmë ka marrë formën e një drafti të ri...Klosi: Gati për të nisur protestat, të vendosur për transparencën
“Po shkojmë drejt një viti opozitë, një viti në të cilën maxhoranca e PD, po i afrohet atij kulmi në të cilin nuk mund ta mbajnë më shqiptarët. Që nisën nga dita e votimit, nga dita e zgjedhjeve”. Deputeti, njëherësh Sekretar Organizativ i PS, Blendi Klosi tha politika hileqare e Berishës e ktheu procesin zgjedhor në pazar stresi dhe pakënaqësish...Malaj: Ngjarjet në Ksamil, Vlorë dhe Hamallaj, për interesa klienteliste të qeverisë
Deputeti socialist Arben Malaj ka deklaruar dje në parlament se aksionet për shembjen e ndërtimeve nga Ksamili në Hamallaj, për interesa klienteliste do të nxjerrin shumë shpejt bojën e qeverisë. “Ngjarjet në Ksamil, Vlorë dhe Hamallaj janë konkrete për dështimin e qeverisë”...PD “gjyq politik” dekreteve të presidentit për Gjykatën e Lartë
Iniciativës së mazhorancës për të kaluar në një seancë pyetjes kandidatët për t’u emëruar në gjyqësor, i ka dalë dje përfundimisht boja. Ajo që duhet të ishte një seancë me pyetje për të marrë të dhëna për formimin profesional të një prej të dekretuarve të presidentit për Gjykatën e Lartë, u shndërrua në një “gjyq politik”...PS e Patosit denoncon reformën politike me naftëtarët: Produkt i grabitjes së votës
Partia Socialiste e Patosit ka denoncuar dje reformën që partia në pushtet po bën me punonjësit e naftës së kësaj zone. Sipas saj, dhjetëra punëtorë të paraqitur në zyrat e kësaj partie, kanë treguar se largimi nga puna u heq të vetmen të ardhur ekonomike për familjen e tyre...BE, “harrohet” Shqipëria në axhendën europiane
Ne programin e publikuar ne faqen zyrtare te presidencës belge, ne kapitullin për marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor theksohet se prioritet do t'i kushtohet Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë, por ne asnjë rresht nuk përmendet specifikisht Shqipëria...Apeli: Komisionerët socialistë të Shkodrës, të pafajshëm
Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen ndaj komisionerëve socialiste, që u dënuan nga gjykata e shkallës së Parë për “braktisje të detyrës”. Trupi gjykues rrëzoi vendimin e gjykatës së faktit, që gjobiti komisionerët me nga 90 mijë lekë. Procedimi penal ndaj tyre nisi pas zgjedhjeve të qershorit, kur Edmond Pjetri, Pjeter Lazri dhe Aurel Hila, u akuzuan për “braktisje të qendrës së votimit” në Juban...Shqyrtimi i dekreteve për gjyqësorin, PS: Proces i montuar politikisht
Seanca e parë e përballjes së kandidatëve për gjyqësorin me komisionin parlamentar të Ligjeve ka kaluar me debat mes palëve politike. I dekretuari nga presidenti për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, Medi Bici, i është përgjigjur dje pyetjeve nga deputetët e komisionit, ndërkohë që në ditët në vazhdim emrat e tjerë të kandidatëve do të ulen përballë anëtareve të Ligjeve...Hyni brenda


