Hyrje | Reportazh | Perimet që forcojnë kockat dhe trajtojnë probleme shëndetësore

Perimet që forcojnë kockat dhe trajtojnë probleme shëndetësore

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Sallata e gjelbër
Sallata e gjelbër qetëson. Më saktësisht, ajo është e shkëlqyeshme nëse doni që të qetësoheni para rënies në gjumë. Por, duhet ditur se kjo sallatë dobëson edhe epshet seksuale. Ky veprim qetësues i sallatës së gjelbër vjen si shkak i ndikimit të substancës laktium, e cila ka veprim si sedativ. Përpos ndikimit qetësues, sallata e gjelbër është edhe mbrojtëse e mirë e mushkërive, sidomos kur bëhet fjalë për duhanxhinjtë. Kjo sallatë është e dobishme edhe për humbjen e kileve të tepërta. Ajo përmban kalium, fosfor, kalcium dhe magnez, si dhe vitaminat C, karotinën (provitaminën A), vitaminën E, vitaminat B1, B2, B6 dhe niacinën.
Spinaqi
Spinaqi është burim i mrekullueshëm i vitaminës C dhe beta karotinës, të cilat e mbrojnë organizmin nga pika në tru dhe zemër. Po ashtu, studimet e fundit kanë treguar se kjo perime është shumë e dobishme edhe për ruajtjen e të parit, për çka meritën e ka substanca e quajtur luteinë, e cila lirohet vetëm me zierjen e spinaqit.
Spinaqi nuk preferohet për ata që kanë probleme me veshka, që vuajnë nga sëmundja giht, si dhe që kanë probleme me fshikën e urinës.
Hithra
Hithra përmban një sasi të konsiderueshme të klorofilit, kripërave minerale dhe vitaminave. Ai përmban edhe shumë flavonoide, si dhe substanca të tjera që janë të dobishme për organizmin tonë. Për shkak të sasive të mëdha të hekurit që përmban, hithra është ideal për mjekimin e anemisë, por është i dobishëm edhe kundër reumës, e përmirëson urinimin dhe rezulton produktive në rastin e nënave që ushqejnë fëmijët me gji. Hithra nuk duhet të hahet pa zier sepse mund t’i dëmtojë veshkat.
Do të jetoni gjatë? Ja cilat janë shenjat
Nëna juaj ka qenë e re kur ju ka lindur?
Nëse nëna juaj ka qenë nën 25 vjeç kur ju ka lindur, ju keni 2 herë mundësi më shumë të bëheni 100 vjeç, sesa dikush që është lindur nga një nënë e madhe në moshë - kjo sipas shkencëtarëve të Universitetit të Çikagos. Ata mendojnë se, sa më e re të jetë nëna, aq më i shëndetshëm është fetusi.
Ju pëlqen shumë çaji?
Të dyja llojet e çajit, si ai jeshili, ashtu dhe i ziu, përmbajnë një dozë të përqendruar katekine, substancë që ka vlera mbrojtëse dhe qetësuese në qarkullimin e gjakut. Në një studim me më shumë se 500 japonezë, (burra dhe gra) ata që pinin 5, ose më shumë filxhanë çaji jeshil çdo ditë, kanë rrezik më të vogël për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Studime të tjera, të kryera për çajin e zi, nxjerrin të njëjtat rezultate.
Preferoni të ecni?
Njerëzit e stërvitur, që thuhet se janë ata që ecin përreth 30 minuta në ditë, kanë më tepër mundësi të jetojnë më gjatë, sesa ata që ecin më pak, pavarësisht sesa të shëndoshë janë.
Kjo sipas një studimi të kohëve të fundit, që është bërë duke u pyetur rreth 2 600 burra dhe gra. Po kështu, gratë që janë mbi peshë, mund të ndikojnë pozitivisht në funksionimin e zemrës, duke shtuar vetëm 10 minuta më tepër aktivitet nga rutina e tyre e përditshme.
Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë
Shkencëtarët në Boston, kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë e cila, përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Shkaktari i tyre mund të jetë substanca ngjyruese e këtyre pijeve, e cila ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë tek kafshët.
Nëse keni këmbë të forta...
Këmbët e forta, nënkuptojnë ekuilibër të mirë, fleksibilitet dhe jetëgjatësi. Me kalimin e viteve, këto cilësi, janë çelësi për të zvogëluar rrezikun e rrëzimeve dhe plagëve, sidomos frakturave të gjymtyrëve, të cilat sjellin një rënie të përgjithshme të shëndetit.
Deri në 20% të pacientëve që kanë fraktura të gjymtyrëve, vdesin brenda një viti, kjo, për shkak të komplikimeve dhe traumës. “Muskujt e dobët të këmbëve, janë elementi thelbësor i dobësisë tek pleqtë”, - thotë Robert Butler-i, M.D., president i qendrës ndërkombëtare për jetëgjatësinë në Nju Jork. Për të forcuar këto muskuj, duhet të bëni ushtrimet e duhura gjimnastikore.
Keni pasur peshë normale në adoleshencë
Një studim i bërë publik në gazetën e pediatërve, i cili ndoqi 137 fëmijë afrikano-amerikanë, që nga lindja deri në moshën 28-vjeçare, zbuloi se, të qenit mbi peshë në moshën 14-vjeçare, rrit mundësitë e të prekurit nga tipi 2 i diabetit në moshë adulte.
Të rriturit me diabet, kanë 2 ose 4 herë më shumë mundësi për të vuajtur nga sëmundje të zemrës, sipas shoqatës amerikane të kardiologëve.
Nuk ju pëlqejnë ushqimet
e thata
Nuk ka problem nëse konsumoni mish viçi, apo qengji herë pas here, por të hani më tepër se sa duhet mish të kuq, ju rrezikoheni nga kanceri. Kjo, sipas një raporti të nxjerrë nga revista “American Institute for Cancer Research”. Ky lloj kanceri shkaktohet në masë edhe nga mishi i përpunuar siç janë: hot dog-ët, proshutat, etj. Ekspertët nuk janë të sigurt se përse këto lloj mishrash janë të dëmshme, por një nga dyshimet e tyre, është se këto efekte negative vijnë nga përpunimi i mishit (grirja, tymosja, ose përzierja me erëza të ndryshme).
Keni vijuar shkollën
Një studim i fundit i “Harvard Medical School”, zbuloi se njerëzit me arsim 12-vjeçar, jetojnë 18 muaj më gjatë se sa ata me më pak vite shkollimi. Pse? Lidhja është pak e habitshme, por funksionon: Sa më shumë të jesh i arsimuar, aq më pak jeni i prirë për të pirë duhan. Në fakt, vetëm 10 % e të rriturve me shkollë të lartë pinë duhan, krahasuar me 35% të atyre pa shkollë të lartë.
Miqtë tuaj janë të
shëndetshëm
Nëse miqtë e tu të ngushtë shtojnë në peshë, shansi  yt për të bërë të njëjtën gjë, rritet me 57%, kjo sipas një studimi të bërë në Angli, në gazetën e mjekësisë. “Për të pasur një jetë dhe trup sa më të shëndetshëm, është e këshillueshme të shoqërohesh me njerëz që kanë të njëjtat qëllime”, thonë ekspertët.

 

Ajri i ndotur shkakton alergji
Ajri i ndotur që formohet gjatë muajve të dimrit nga përdorimi i substancave të ndryshme për ngrohje shkakton një përhapje më të shpejtë të sëmundjeve alergjike. Duke parë rritjen drastike të numrit të personave me imunitet të brishtë dhe të cilët vuajnë nga alergjia nga përdorimi i drurit, qymyrit apo lëndëve të tjera shihet se këta persona hyjnë në grupet më të rrezikuara. Specialistët thonë se gjatë stinës së dimrit, fëmijët të moshuarit dhe të sëmurët me sëmundje kronike bëjnë pjesë në grupin e riskut.
Ndërsa të sëmurët me azëm ndikohen shumë nga infeksionet virale (rrufa, gripi, farengiti), ajri i ftohtë, ajri i ndotur, tymi i duhanit, ilaçet (aspirinë dhe ilaçet e reumatizmës), boja, verniqet, aroma e parfumit dhe stresi. Personat alergjikë rëndohen më shumë vetëm duke thithur ajër të ndotur dhe si rezultat i kësaj dalin në pah kolla, vështirësia në frymëmarrje dhe krizat azmatike.
Nuk keni pastruese shtëpie
Duke fshirë me fshesë, duke larë dyshemenë, apo duke larë xhamat e dritareve, për më shumë se një orë, individi djeg rreth 285 kalori, duke ulur rrezikun e vdekjes deri në 30%, sipas një studimi i bërë tek 302 të rritur në moshën 70-vjeçare.
Jeni një tip optimist
Optimistët kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, janë të shoqërueshëm dhe janë më të shëndetshëm se ata që janë pesimistë. Të punosh është e rëndësishme. A e dini çfarë është më e rëndësishme se kjo? Të ushqehesh shpirtërisht!
Bimët, të dobishme kundër diabetit
Një grup shkencëtarësh në Britani kanë zbuluar se disa bimë të përdorura si barna popullore në disa vende të botës mund të ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve si kanceri dhe diabeti. Studiuesit nga Kolegji Kings i Londrës zhvilluan teste me një shumëllojshmëri bimësh mjekësore nga India, Gana, Tajlanda dhe Kina. Shkencëtarët morën mostra nga erëza orientale, që përdoren në mjekësinë popullore indiane për kurimin e sëmundjeve si diabeti dhe i testuan ato në qelizat e pacientëve të sëmurë. Disa pacientë me diabet nuk prodhuan sa duhet insulinë për të përballuar nivelin e lartë të glukozës në gjak. Pjesa tjetër e pacientëve vërtetuan se kura popullore ndihmon për të kontrolluar lëvizjen e sheqerit në gjak. Shkencëtarët përdorën edhe mostra të marra nga bimë mjekësore që përdoren në kulturat tajlandeze dhe kineze për kurimin e kancerit dhe i testuan ato tek pacientët me kancer në mushkëri. pacientëve në të ardhmen.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

  • Plain text 850 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
banner
Tags
Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull
0