Hyrje | Shendetesi | Ilaçi që parandalon goditjet në zemër dhe në tru

Ilaçi që parandalon goditjet në zemër dhe në tru

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Studimi nuk përfshiu edhe barnat e tjerë të llojit statinë, prandaj është e paqartë nëse ato do të kishin të njëjtin efekt. Shkencëtarët thonë se “Krestor” duhet t’u jepet meshkujve 50 vjeç e sipër dhe grave 60 vjeç e sipër, që kanë nivel normal të kolesterinës, por e kanë të ngritur nivelin e proteinës reaktive C. Studimet kanë treguar se rreziku i goditjeve në zemër shtohet

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Studimi nuk përfshiu edhe barnat e tjerë të llojit statinë, prandaj është e paqartë nëse ato do të kishin të njëjtin efekt.

Shkencëtarët thonë se “Krestor” duhet t’u jepet meshkujve 50 vjeç e sipër dhe grave 60 vjeç e sipër, që kanë nivel normal të kolesterinës, por e kanë të ngritur nivelin e proteinës reaktive C. Studimet kanë treguar se rreziku i goditjeve në zemër shtohet. Rezultatet e studimit të financuar nga firma ‘Astra Zeneka’ tregojnë se te pacientët që morën “Krestor” rreziku i goditjeve në zemër u pakësua 54%, rreziku i goditjeve në tru u pakësua 47 për qind dhe numri i vdekjeve ra në 20%.

Shumë mjekë besojnë se këto rezultate do të ndikojnë që miliona të rritur e të moshuar që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë tani do të kërkojnë të marrin “Krestor”, për të shmangur gjasat e goditjeve në zemër e në tru.

Por, ka edhe mjekë që shqetësohen nga kjo mundësi. Ata thonë se dhënia e “Krestor”-it personave që nuk kanë nivele të larta kolesterine mund të sjellë efekte të dëmshme anësore, si pezmatim në rrugët e frymëmarrjes dhe artrit.

“Krestor” bën pjesë në grupin e ilaçeve statinë dhe ka pasur shenja se këto ilaçe e mbrojnë njeriun edhe nga sëmundjet e syve, përfshirë glaukomën dhe kataraktin. Gjithashtu, vetëm një numër i vogël njerëzish që marrin “Krestor” preken nga diabeti si efekt anësor.

 

Ulin rrezikun    

Rreth 25 milionë njerëz në mbarë botën marrin barna statine për mbajtjen nën kontroll të nivelit të kolesterinës. Statinet janë edhe mes barnave me shitjen më të madhe në botë. Vlera e tyre arrin rreth 22 miliardë dollarë në vit. Mjekët thonë se një studim i ri, i kryer nga prodhuesit e ilaçit statin Crestor, mund të ndihmojë për të njëjtësuar më shumë pacientë me rrezik ndaj goditjeve në zemër e bllokimit të artereve në tru. Studimi i paraqitur pranë shoqatës amerikane kundër sëmundjeve të zemrës lë të kuptohet se nga marrja e një ilaçi statin për uljen e kolesterinës mund të përfitojnë edhe personat me arterie të pezmatuara megjithëse kanë nivel normal ose të ulët kolesterine. Për shumë vjet, barnat statine u janë rekomanduar pacientëve me nivel të lartë kolesterine, për t’i ndihmuar që të parandalojnë bllokimin e arterieve dhe të ulin rrezikun e goditjeve në zemër, si dhe të shmangin hemorragjitë cerebrale. Por, studimi i ri arriti në përfundimin se këto lloj barnash mund të ndihmojnë edhe 30 për qind të pacientëve të tjerë për parandalimin e sëmundjeve në zemër.

 

Dobi e gjithanshme

Sipas prodhuesve të barnave statike, që financuan studimin, nga marrja e këtij ilaçi do të përfitonin edhe 32 milionë njerëz me nivele normale të kolesterinës, por me shenja pezmatimi arterial. Studimi i quajtur Jupiter, mori në shqyrtim 18 mijë persona gjatë një periudhe dyvjeçare. Rezultatet ishin aq të qarta e bindëse, saqë shkencëtarët e panë të arsyeshme të mos e vazhdonin më tej. Kardiologu Dejvid Purl pranë spitalit të universitetit Xhorxhtaun në kryeqytetin amerikan, thotë se ilaçet statine tani do të shihen edhe më shumë si mjete të besueshme në mjekësinë parandaluese. Ai thotë se shkencëtarët po përpiqen për ta sulmuar sëmundjen që në fazë të hershme, në mënyrë që njerëzit të trajtohen para se të pësojnë goditje në zemër dhe për t’i shpëtuar ata nga ndërhyrjet kirurgjike. Studimi Jupiter u përqendrua në ilaçin Rosuvastatin, që shitet nën emrin Crestor. Studimi u krye në mënyrë të pavarur, megjithëse u financua nga firma farmaceutike Crestor. Kjo firmë prodhon edhe ilaçin që mban të njëjtin emër. Crestor është një ilaç relativisht i ri mes barnave të shumta të tjera llojit statin që shiten me recetë në farmaci. Crestor është edhe një nga ilaçet më të shtrenjta në treg.

 

Nuk duhet tepruar me këto ilaçe

Doktor Purl thotë se mjekët dhe pacientët duhet të peshojnë të mirat që sjell ilaçi, koston dhe efektet anësore të tij. Pas përdorimit për një kohë të gjatë, ilaçet statine mund të prekin mëlçinë, ndërsa studime të tjera kanë treguar se statinët ndikojnë në njëfarë shkalle edhe në shtimin e rrezikut të prekjes nga diabeti. Doktor Purl thotë se rezultatet e studimit të ri nuk duhet të kuptohen se çdo njeri me nivel normal të kolesterinës duhet të marrë statin. Ky lloj ilaçi duhet të merret vetëm kur personi ka shenja të pezmatimit të artereve të gjakut. Duke u njohur me rezultatet e studimit, doktor Purl i universitetit Xhorxhtaun mendon se tani gjithnjë e më shumë mjekë do të kërkojnë që si pjesë e ekzaminimit rutinë të pacientit të përfshihet edhe analiza e veçuar e gjakut për të njëjtësuar proteinën reaktive C.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

  • Plain text 592 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
banner
Tags
Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull
0