Tirana vijon të thahet për ujë. Tre zona pa furnizim për orë të tëra
Vijojnë ndërprerjet e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet, krahas temperaturave përvëluese të stinës së nxehtë të verës, të cilat kanë arritur thuajse kulmin e tyre në këto ditë të fundit të muajit gusht. Paralelisht me zonën e Kombinatit, edhe banorët e zonës së Shkozës në Tiranë kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, ndërprerje të cilat do të zgjasin për afro 3 dite
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} p.Char, li.Char, div.Char {mso-style-name:" Char"; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:8.0pt; margin-left:0in; line-height:12.0pt; mso-line-height-rule:exactly; mso-pagination:widow-orphan; text-autospace:none; font-size:10.0pt; font-family:Arial; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Vijojnë ndërprerjet e furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet, krahas temperaturave përvëluese të stinës së nxehtë të verës, të cilat kanë arritur thuajse kulmin e tyre në këto ditë të fundit të muajit gusht. Paralelisht me zonën e Kombinatit, edhe banorët e zonës së Shkozës në Tiranë kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, ndërprerje të cilat do të zgjasin për afro 3 dite. Kjo, sipas Drejtorisë së Ujësjellësit bëhet për shkak të një investimi të ri që po kryhet në tubacionet e ujësjellësit. Drejtori i Tiranës, Sahit Dollapi, pohon se është e pamundur që të punohet për shtrirjen e tubacioneve të reja pa prekur sistemin ekzistues. Banorët e zonës së Shkozës e cila ndodhet në periferi të Tiranës, që prej një muaji në fakt nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Në këtë sezon të nxehte, kur dhe nevojat për ujë janë edhe më të mëdha, ata janë detyruar më së shumti që ta blejnë ujin. Por, krahas mungesës së ujit ata ankohen edhe për pastërtinë e ujit, edhe në ato pak raste kur vjen në çezmat e tyre. Por drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë, Sahit Dollapi, e argumenton edhe mungesën e ujit për një kohë kaq të gjatë me faktin se po shtrohen linja të reja në këtë zonë, ndërkohë që shprehet se qytetarët e Tiranës, furnizohen sistematikisht me ujë. ndërsa nga ana tjetër Dollapi kërkoi që banorët që nuk paguajnë ujin e pijshëm të paraqesin kontratën tek drejtoria, në mënyrë që të mund të furnizohen me ujë. “Do furnizohen me ujë te gjithë ata konsumatorë që do paraqesin kontratën, pikën e lidhjes, dokumentacionin përkatës që kërkohet ligjërisht,” u shpreh Dollapi. Ndërmarrja e ujësjellësit ka zgjedhur pikërisht muajt e nxehtë të verës për ndërhyrjet në rrjetin e furnizimit duke lënë Tiranën pa ujë. Shkozës, do të jetë zona e Saukut ajo që do t’i nënshtrohet kufizimeve me justifikimin e rehabilitimit të rrjetit të ujësjellësit.
-
83 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj