Shtohen abuzimet e OSSH. Qytetarët: Po paguajmë nga 400 mijë lekë në muaj
Abuzimet me faturat e energjisë elektrike nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, jo vetëm që nuk po shmangen e të zbardhen episodet e kaluara, me ndëshkim të përgjegjësve, por po shtohen duke shkuar gjithnjë e më shumë drejt shifrave stratosferike
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} p.Char, li.Char, div.Char {mso-style-name:" Char"; margin-top:0in; margin-right:0in; margin-bottom:8.0pt; margin-left:0in; line-height:12.0pt; mso-line-height-rule:exactly; mso-pagination:widow-orphan; text-autospace:none; font-size:10.0pt; font-family:Arial; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Abuzimet me faturat e energjisë elektrike nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, jo vetëm që nuk po shmangen e të zbardhen episodet e kaluara, me ndëshkim të përgjegjësve, por po shtohen duke shkuar gjithnjë e më shumë drejt shifrave stratosferike. Në Elbasan, një grup qytetarësh ka denoncuar fatura të çmendura që vijojnë të priten nga ana e punonjësve të OSSH-së, të cilat edhe pse jemi në kulmin e stinës së nxehtë të verës, kur edhe konsumi i energjisë elektrike bie, arrijnë në shifra rekord, prej mbi 40 mijë lekësh të reja. Një prej protestuesve në lagjen “Shën Koll” të qytetit tregon se vetëm gjate një muaji, energjia e faturuar i shkoi 400 mijë lekë të vjetra. Sipas tij, kjo vlere u regjistrua për konsumin e një familjeje të thjeshtë dhe jo të një biznesi. “Jam konsumator familjar, e më duhet të paguar 400 mijë lekë drita për këtë muaj. Ky është një skandal që nuk do mbetet me kaq, se unë nuk kam fuqi të paguaj sa do OSSH-ja, as biznesi nuk faturohet kaq sa më kanë sjellë mua këtë muaj,” thotë ndër të tjera nj qytetar i dëshpëruar për paratë që duhet të paguajë për keqleximin e sahatit, sipas tij, qëllimisht, nga ana e faturueseve të energjisë. Ai shton më tej se betejën me OSSH-në, do ta vijojë në organet e drejtësisë, ku ka ndërmend të ngrejë edhe një padi për këtë rast të pastër abuziv. Ndërkohë, banorët e qytetit të Elbasanit të cilët kanë protestuar ditën e djeshme kundër vjedhjes së hapur të konsumatorëve që u bëhet me faturat, nga ana tjetër akuzojnë OSSh-në kryen një furnizim jo të rregullt. Sipas tyre, energjia ne banesa ka tension të ulët dhe u ka shkaktuar djegien e të gjitha pajisjeve elektro-shtëpiake. Banorët protestues hartuan një peticion ku kërkojnë takim me drejtuesit e OSSh. Ata deklaruan se nëse nuk marrin përgjigje nga kompania do të bllokojnë rrugën kryesore deri në zgjidhjen e problemit të tyre.
-
126 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj