Sociale
Rritja e çmimit të bukës, pasiguri te qytetarët
Rritja e çmimit të bukës ka nisur të japë efektet e menjëhershme tek konsumatorët shqiptarë. Qytetarët të cilët preferojnë të mbeten jashtë debatit politik për sa i takon abuzimit apo rritjes reale të çmimit të produktit kryesor të çdo familjeje shqiptare, thonë se kanë filluar të ndjejnë pasojat e para në ekonominë e tyre pas kësaj rritjeje
Turizëm mes plehrave e pluhurit
Ditë më parë, në një nga ambientet e hotel “Butrintit”, kryebashkiaku i Sarandës dha një konferencë të përbashkët shtypi me zotin Grossruck, zëvendës President i OSBE-së, i ndodhur me pushime në Sarandë...Albpetrol heq nga puna 250 invalidë
Invalidët e punës mbrohen me ligj. Ata duhet të trajtohen nga shteti jo vetëm për zgjedhjen e vendit të punës, por dhe në rast largimesh apo reformash, kjo kategori shmanget. Shteti nuk jep përgjigje se me se do të jetojnë këta njerëz nëse largohen nga puna, kur edhe ata që janë të aftë fizikisht e kanë shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune...Basha siguron rritjen e krimit, Nishani hap burgjet
Në një kohë kur rendi dhe qetësia në vend kanë marrë fund, ministrat e qeverisë garantojnë jo vetëm rritje të krimit por edhe të hapjes së burgjeve të reja për të pritur kontingjentet kriminale që vazhdojnë të shtohen. Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në një paradë përpara uniformave blu, trumbetoi gjithë dështimet e policisë që kanë për rezultat humbjen e jetëve njerëzore...Kreu i bashkisë së Elbasanit, Sejdini letër Berishës: Shpëtoni qytetin nga ndotja e rëndë
“Shpëtojeni qytetin dhe qytetarët e Elbasanit nga mjedisi vdekje-prurës i fushës së plehrave”. Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Qazim Sejdini, i ka dërguar dje një letër publike kryeministrit të vendit, ministrave përgjegjës por edhe deputetëve të qarkut, për t’u kërkuar ndërhyrjen në zgjidhjen e problemit që po shkakton ndotje të rrezikshme për Elbasanin...Policia manipulon shifrat e aksidenteve rrugore
“Suksesi” i policisë rrugore me shifrat e aksidenteve rrugore është vetëm krahasimi me një vit më parë në të njëjtin muaj. Por edhe manipulimi i këtyre shifrave, me qëllimin e vetëm për të prezantuar “punë të mirë”, kur në fakt situata në rrugë është krejtësisht ndryshe. Çdo ditë aksidentet po vijojnë të marrin jetë...Shteti të tregojë të vërtetën për ujin, mos fshihet pas “virozave”
“Lënda kimike me bazë klorin, që përdorin ujësjellësat po çon vendin drejt një tragjedie të pashmangshme”. Ish punonjësi i Ujësjellësit të Tiranës, Bilbil Daci, shprehet se prej tre vitesh ndjek problemet me cilësinë e ujit në kryeqytet, si për ndotjen ashtu edhe për dozën e klorit...Shteti braktis pushuesit, asnjë masë për shëndetin
Shifrat e pacientëve të paraqitur në spitalet e vendit me simptoma të helmimeve janë shtuar në mijëra vetë, ndërkohë që shteti duket se ka braktisur tërësisht pushuesit të cilët paraqesin edhe rastet më të shpeshta të kërkesës për shërbim shëndetësor...Shtrenjtohet shërbimi farmaceutik dhe mjekësor
Kush nuk ka librezë shëndetësore, përveç rekomandimeve nga mjeku i familjes dhe nga specialistët, i duhet të paguajë plot 3 mijë lekë të reja për një vizitë te mjeku specialist në spitalin tercial. Po të ketë edhe ekzaminime të tjera, fatura për përcaktimin e diagnozës shkon në rritje...Kreu i pronarëve, Danushi: Protesta meriton mbështetje mbarëqytetare
Populli i Dukatit i tregoi Botës se pronat e Dukatit kanë zot dhe nuk mund të jenë në dispozicion të interesave të politikanëve. Protesta tregoi se ajo, qe bota e percepton si krizë politike në Shqipëri, është krizë midis individësh me vese, ku predominon mania për tu pasuruar, se në të vërtetë ajo nuk është konflikt midis politikanësh, por konflikt pa parime midis grabitësish që ka prodhuar postkomunizmi...Hyni brenda



