GJND: Pavarësia nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar
Me 10 vota për dhe 4 kundër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk ka qenë shkelje e të drejtës ndërkombëtare. Gjykata gjithashtu ka argumentuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe Korniza Kushtuese, e cila ishte në fuqi, në kohën e shpalljes së pavarësisë nuk e kanë penguar shpalljen e pavarësisë
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Me 10 vota për dhe 4 kundër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka vendosur se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk ka qenë shkelje e të drejtës ndërkombëtare. Gjykata gjithashtu ka argumentuar se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe Korniza Kushtuese, e cila ishte në fuqi, në kohën e shpalljes së pavarësisë nuk e kanë penguar shpalljen e pavarësisë.Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashi Ovada, tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara. "Gjykata konsideron se ka të drejtën të japë një opinion këshilldhënës mbi kërkesën e bërë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara", duke shtuar "se nuk ka argumente të detyrueshme për Gjykatën të refuzojë ushtrimin e juridiksionit për kërkesën aktuale". Në këtë aspekt, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera. Para dhënies së vendimit përfundimtar ai është shprehur se popullsia e Kosovës ka të drejtë të krijojë një shtet të pavarur për vetëvendosje. Presidenti ka theksuar gjithashtu se OKB mbështet plotësisht parimin e integritetit territorial, por ka nënvizuar se ky parim është i kufizuar në bazë të raporteve mes shteteve. Ai ka shtuar më tej se pavarësinë nuk e pengon as rezoluta 1244, e cila kishte si qëllim të merrej më situatën që ishte në Kosovë.
“Konkludojmë se rezoluta 1244 përcakton një qëndrim të përkohshëm të ndërkombëtarëve. Ajo e kishte mandatuar UNMIK-un që të lehtësonte procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, ka shtuar presidenti. Sipas tij, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor. Në këtë frymë kanë raportuar edhe agjencitë ndërkombëtare. AFP thotë se "deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare". "Shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar", shkruan Reuters, për të shtuar se "vendimi do të rrisë numrin e njohjeve të Kosovës dhe do të shtyjë Prishtinën më afër anëtarësimit në Kombet e Bashkuara". Duke lexuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, presidenti Hisashi Ovada tha se "e drejta ndërkombëtare nuk përmban asnjë ndalesë në deklarimet e pavarësisë", raporton AP.
Më parë Serbia kishte paralajmëruar për rrezikun e një opinioni në favor të Prishtinës. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug citon ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiç të ketë thënë se "asnjë kufi në botë dhe në rajon nuk do të ishte i sigurt" në rast se Gjykata mbështet "shkëputjen" e Kosovës. Serbia "do ta analizojë me kujdes" tekstin, para se të nxjerrë përfundime ka thënë Jeremiç. Argumentet e tyre me shkrim pro dhe kundër pavarësisë i kanë paraqitur në Hagë 36 vende, ndërsa në seancën e hapur dëgjimore e cila u mbajt në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kanë argumentuar Kosova, Serbia dhe 27 vende të tjera. 14 u deklaruan pro pavarësisë, 12 ishin kundër, ndërsa Burundi nuk u deklarua. Kosovën deri më sot e kanë njohur 69 vende.
Vendimi nga Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë nuk është detyrues. Por analistët thonë se një vendim që mbështet Kosovën mesa duket do të bëjë që më shumë vende të tjera ta njohin pavarësinë e saj. Një zyrtar i lartë amerikan tha për shtypin në Departamentin e Shtetit të mërkurën se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara është e pakthyeshme. Ai parashikoi se gjykata do të mbështesë deklaratën e Kosovës për pavarësi. Zyrtari tha se pavarësisht se cili do të jetë vendimi i gjykatës, kjo nuk do të ndryshojë situatën politike në Kosovë dhe se Serbia do të vazhdojë të sfidojë pavarësinë e saj dhe shkurajojë vendet e tjera nga njohja e pavarësisë.
Seanca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka filluar punimet në orën 15:00 në lidhje me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mendim të cilin e ka kërkuar pala serbe për të vendosur nëse shpallja e pavarësisë ka qenë e ligjshme apo jo.
Në Beograd, tashmë është përgatitur strategjia për dërgim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të mendimit të GJND-së, me qëllim të inicimit të një rezolute për rinisjen e negociatave për statusin e Kosovës.
SHBA: Europa të jetë e bashkuar për Kosovën
Në reagimet e para amerikane pas opinionit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në të cilin vlerësohet se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, konfirmohet edhe një herë mbështetja amerikane për Kosovën. SHBA i ka bërë thirrje Evropës të jetë "e bashkuar" për pavarësinë e Kosovës. Sipas agjencive të lajmeve, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden i telefonoi presidentit Boris Tadiç për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Uashingtonit për një Kosovë demokratike dhe multietnike, njofton Shtëpia e Bardhë. Biden i bëri thirrje Serbisë të punojë në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve praktike me Kosovën. Më parë Presidenti i GJND-së, Hisashi Owada kishte thënë shprehimisht se "deklarata e shpalljes së pavarësisë e 17 shkurtit 2008 nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare". Ky opinion i GJND-së hap rrugën për njohje të reja ndërkombëtare të Kosovës.
Eshton: BE e mirëpret vendimin e GJND-së për Kosovën
Bashkimi Evropian është i gatshëm për ta ndihmuar Serbinë dhe Kosovën, për dialog, për t’i shtuar gjasët e tyre për anëtarësim në BE, tha shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton.
Ajo më tutje, nëpërmjet të një kumtese, theksoi se Bashkimi Evropian e përshëndet vendimin jo obligues të GJND-së, sipas të cilit, pavarësia e Kosovës nga Serbia, në vitin 2008, nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
“BE-ja është e gatshme ta lehtësoj procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit”, tha Eshton dhe shtoi se “ky dialog do të promovonte bashkëpunim, do të arrinte progres në rrugën evropiane dhe do ta përmirësonte jetën e njerëzve”.
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Opozita përshëndet vendimin e GJND
PS: Dita më e bukur për Kosovën dhe Shqipërinë
“Është dita e dytë më e bukur për Kosovën e Shqipërinë, për çdo shqiptar e shqiptare sot, pas ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës”. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka përshëndetur dje përmes një konference për shtyp vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për statusin e pavarësisë së Kosovës. “Sot Gjykata Ndërkombëtare shpalli një vendim që i hap rrugë njohjes së mëtejshme e të plotë të shtetit të ri të Kosovës. Ne të gjithë kemi qenë të bindur se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Por, vendimi i sotëm i Gjykatës Ndërkombëtare e sanksionon këtë bindje si një pikë referimi për të gjithë në raport me Kosovën shtet të pavarur. Kur flasim për Kosovën e për rrugën euroatlantike të kombit tonë ne shqiptarët e Shqipërisë nuk jemi të ndarë në qeveri e opozitë. Por, kjo nuk përbën asnjë pengesë, që në emër të opozitës shqiptare, unë të shpreh kënaqësinë e madhe për drejtësinë e dhënë sot nga Gjykata Ndërkombëtare e të uroj popullin e Kosovës, si edhe udhëheqësit e tij për këtë vendim historik” u shpreh Rama. “Uroj që vendimi i sotëm të ndihmojë edhe Serbinë e udhëheqësit e saj për të dalë nga qerthulli i ëndrrave me ndarje territoriale, të cilat ky vendim i zhbëri tërësisht. E ardhmja e këtij rajoni është Bashkimi Europian dhe në rrugën e kësaj të ardhmeje bashkëjetesa sot pas këtij vendimi është edhe më e garantuar se dje. Secili në kufijtë e tij, të gjithë së bashku drejt bashkëjetesës e bashkëpunimit pa kufij”. Vendimi i GJND është përshëndetur edhe nga presidenti shqiptar Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha.
-
81 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj