Hyrje | Editorial | Opozita: Berisha të japë sqarime për milionat e Priftit. Prokuroria të nisë hetimet

Opozita: Berisha të japë sqarime për milionat e Priftit. Prokuroria të nisë hetimet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Deputetët socialistë: Kryeministri të pranojë se është përfituesi më i madh i korrupsionit politiko-qeverisës. Afera e Priftit, rekord për larjen e parave dhe shpërdorimin e detyrës

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Shqiptarët presin reagimin e kryeministrit për pasurinë miliona euro në pak muaj si ministër të Dritan Priftit. “Ndaj Sali Berisha duhet të flasë sot ose të pranojë atë që thonë të gjithë se ai personalisht është frymëzuesi dhe përfituesi më i madh i korrupsionit politiko-qeverisës” u shpreh sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Sipas tij, në këto vite të qeverisjes së Berishës rezultojnë me dhjetëra raste të shkeljes së ligjeve për konfliktin e interesit, përfshirë edhe rastin e Priftit, vetëm se ministri ka ndihmuar në pasurimin e Berishës. “Pasurimi, Influenca e deputetit në zonën elektorale, influenca në sistemin bankar, fshehja e biznesit duke përdorur familjarët, biznesi korruptiv ndërministror e ndërpartiak, deklarimet, arroganca, papërgjegjshmëria dhe çdo detaje i kësaj afere është një rast klasik se si në një vend mund të shkelen të gjitha ligjet për Konfliktin e Interesit dhe papajtueshmërinë e detyrës se deputetit dhe nuk janë pak por plot 73 të tilla të miratuara nga ky parlament, në 20 vite demokraci, se si në një vend demokratik mund të rrezohet, si i ngritur prej RERE, sistemimi imunitar antikorrupsion dhe të gjitha institucionet e ngritura pikërisht për të luftuar një rast të tillë, vetëm se ministri ka ndihmuar në pasurimin e Kryeministrit”. Deputetët e opozitës kanë kërkuar dje nga foltorja e parlamentit që prokuroria të nisë hetimet për shifrat marramendëse të pasurisë së ministrit të Ekonomisë. “Inkurajoj Prokurorinë të nisë hetimin për fitimet që kapin shifra marramendëse si ajo e 1.8 milionë eurove të deklaruar nga Ministri i Ekonomisë. Pa asnjë mëdyshje Kryeministri është përgjegjësi kryesor që luftën kundër korrupsionit e ka shndërruar në retorike bajate duke u kapardisur foltoreve se vendi nuk është prekur nga kriza ekonomike e se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike” deklaroi deputetja dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade gjatë fjalës së saj në parlament. Kurse deputetja dhe nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Mimi Kodheli duke folur për krizën e rëndë ekonomike në vend, iu drejtua ministrit Bode me pyetjen: “Në këtë periudhë të keqe mos realizimi të ardhurash, a ka në ndonjë rekord Ministri i Financave për ndonjë pagesë tatimi prej 180 mijë eurosh nga ana e Ministrit të Ekonomisë? Ju kujtoj që kodi penal e dënon si vepër”. Deputetët socialistë e kanë cilësuar historinë e pasurimit të ministrit Prifti, si një histori që i kapërcen kufijtë e mrekullisë ekonomike për të cilën flet shpesh kryeministri. “Por është një aferë e denjë për librin e rekordeve të aferave të larjes së parave dhe  shpërdorimit të detyrës” tha dje Klosi. “Nëse Sali Berisha e ka seriozisht kur thotë është i përkushtuar ndaj një lufte me tolerancë zero ndaj  korrupsionit, ai duhet të na e provojë këtë duke i hapur rrugë një hetimi të kësaj afere që as nuk mund të fshihet e as nuk mund të harrohet”.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

  • Plain text 132 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
banner
Tags
Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull
0