Hyrje | Editorial | SHISH, Rama: Berisha interesa të errëta. Jo kundër SHBA dhe NATO

SHISH, Rama: Berisha interesa të errëta. Jo kundër SHBA dhe NATO

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Lideri i opozitës apel kryeministrit të tërhiqet nga projektligji që bie ndesh me interesat kombëtare dhe partnerët strategjikë, NATO dhe SHBA. Debat i fortë në parlament. Ruçi denoncon shkeljet e Topallit: Qëllimi juaj, pushteti të uzurpojë shtetin

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

“Kam një apel për Sali Berishën, të cilit i uroj shërim të shpejtë në rast se me të vërtetë është shëndeti arsyeja e mungesës së pazakonshme në publik”. Përmes një konference për shtyp, ndërkohë që mazhoranca po bënte përpjekjen e radhës për të miratuar projektligjin për SHISH si ka bërë me drafte të tjera vetëm me votat e saj, lideri i opozitës, Edi Rama i ka drejtuar apel kryeministrit, duke i kërkuar të tërheqë projektligjin. “Madje ta hedhë në kosh për të mos e kthyer më për një herë të tretë pasi e tërhoqi herën e parë nën presionin e partnerëve dhe duhet ta tërheqë përsëri sot në emër të interesit kombëtar, të përkatësisë ndaj NATO-s e sigurisht, edhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” u shpreh kryetari i PS. Ai ka theksuar se interesi i Shqipërisë, i NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara cenohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, nga ndryshimet që po tentohen t’i bëhen ligjit për interesa të errëta. “Është e lehtë të kuptosh pse Sali Berisha e dëshiron kontrollin e shërbimit sekret kur është fjala për çka ka të bëjë me ne këtu, në këtë vend të marrë peng e të zhytur në krizë të gjithanshme, për shkak të marrëzisë e të babëzisë së pushtetit të vjedhur të 28 qershorit” tha Rama në deklaratën e tij.

Më poshtë deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama:

 

Kam një apel për Sali Berishën, të cilit i uroj shërim të shpejtë në rast se me të vërtetë është shëndeti arsyeja e mungesës së pazakonshme në publik.

Apeli im është që jo vetëm si kryetar i qeverisë, por edhe si ideatori e nxitësi i vetëm i ndryshimeve të papranueshme në projektligjin për SHISH-in, ta tërheqë atë projekt jo thjesht nga seanca parlamentare, por njëherë e mirë. Madje ta hedhë në kosh për të mos e kthyer më për një herë të tretë pasi e tërhoqi herën e parë nën presionin e partnerëve dhe duhet ta tërheqë përsëri sot në emër të interesit kombëtar, të përkatësisë ndaj NATO-s e sigurisht, edhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Edhe interesi i Shqipërisë, edhe interesi i NATO-s edhe interesi i Shteteve të Bashkuara cenohen drejtpërdrejtë nga prekja e këtij ligji për interesa të errëta.

Është e lehtë të kuptosh pse Sali Berisha e dëshiron kontrollin e shërbimit sekret kur është fjala për çka ka të bëjë me ne këtu, në këtë vend të marrë peng e të zhytur në krizë të gjithanshme, për shkak të marrëzisë e të babëzisë së pushtetit të vjedhur të 28 qershorit.

Por, është shumë e vështirë për ne të kuptojmë se çfarë forcash e shtyjnë Sali Berishën t’u bjerë ndesh me këto ndryshime edhe NATO-s edhe Shteteve të Bashkuara, që jo vetëm nuk i dëshirojnë ndryshimet e këtij projektligji, por ndjehen të cenuar në një interes të madh strategjik, pikërisht për shkak të pasojave të këtyre ndryshimeve.

Koha mbase do të na ndihmojë ta kuptojmë këtë shfaqje arrogance provinciale ndaj atyre pa të cilët jo vetëm vendi ynë i vogël, po as Europa e madhe nuk do ishte sot kjo që është. Por Shqipëria nuk ka kohë për të vrarë duke hyrë në qorrsokakun ku e kërcënon ta fusë Sali Berisha duke kërkuar të fusë në sqetull edhe shërbimin sekret të këtij vendi të NATO-s, në kundërshtim me vullnetin e NATO-s e të atyre që u bënë avokati i madh i popullit shqiptar për hyrjen në NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sali Berisha tërhiqe njëherë e mirë këtë mollë sherri e fute nga e ke nxjerrë, sepse Shqipëria nuk ka sherr për të bërë as me NATO-n, as me Shtetet e Bashkuara dhe nëse një herë e fute Shqipërinë në qorrsokak duke i hapur luftë Amerikës, këtë herë nuk do dalësh dot më nga qorrsokaku ku do mbetesh vetëm.

 

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Ruçi: Po na fusni në krizë me partnerët strategjikë

 

“Ngrihuni mbi rreshtim e rreshtit, shikoni interesat e vendit. Mos zbatoni verbalisht urdhrat e kujtdo qofshin këto, qoftë edhe të kryeministrit tuaj apo liderit tuaj”

 

Mazhoranca ka vijuar edhe dje me dhunë tentativën për të miratuar projektligjin për SHISH. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kundërshtuar vendosjen në axhendën e Kuvendit të këtij drafti, duke i kërkuar Topallit që të heqë dorë nga përpjekja për t’i imponuar opozitës një projektligj, i cili jo vetëm që është kundërshtuar edhe nga ndërkombëtarët, por mbi të gjitha që i është fshehur opozitës. Kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi ka debatuar me Topallin, duke i kërkuar të respektojë Rregulloren. “Në orën 10:15 u vu në dispozicion relacioni i Komisionit përgjegjës që mban datën 16 mars, në një kohë që rregullorja e përcakton se duhet ta kishim në dorë dy ditë më parë. Kërkojmë që të hiqet nga kalendari i ditës”, u shpreh Ruçi. “Unë bëj apel, nëse është e nevojshme të mblidhet konferenca e kryetarëve që ta shqyrtojë me gjakftohtësi këtë problem, ndryshe do të jetë një lajm i keq. Sot që presim lajm të mirë për kombin, sot të jetë lajmi i keq për shtetin shqiptar. Nuk jemi ketu vetëm për të thënë zërin tonë, por të mos lejuar që ky lajm i keq të bëhet realitet" tha kreu i grupit parlamentar socialist. Ndërsa kryetarja e parlamentit, së bashku me deputetët e shumicës kanë kundërshtuar hedhjen në votim dhe heqjen nga axhenda të projektligjit, edhe pse aleatët e vetë mazhorancës janë shprehur kundër diskutimit dhe miratimit të nismës, pa marrë më parë përgjigje nga NATO. Pas kundërshtimeve dhe debateve, shumica pranoi të bënte “lëshime”, duke i dhënë 24 orë afat opozitës për t’u njohur me projektligjin. Seanca ka vijuar me diskutimet e deputetëve lidhur me nisma të tjera ligjore të paraqitura për miratim në parlament, si ligji për arsimin e lartë etj.

 

Ruçi: Qëllimi juaj për SHISH, pushteti të uzurpojë shtetin

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi e ka nisur fjalën e tij duke shprehur shqetësimin e opozitës për projektligjin e SHISH. Ai theksoi se deputetët e opozitës kanë ngritur këtë problem edhe në seancën e fundit parlamentare por edhe në komisionin e Sigurisë dhe të Integrimit. “Përfaqësues të opozitës kanë shtruar pyetjen: Ne kemi informacion se ditën e enjte do të futet në seancën plenare një projektligj lidhur me Shërbimin Informativ. Ky projektligj që do të diskutohet a është kaluar në komision? Ne  si pjesë e opozitës jemi krejtësisht të painformuar me ligjin konkret. Përgjigja e mazhorancës, në emër të së cilës flet kryetari komisionit, është: Citoj zotin Leonard Demi nga procesverbali i mbledhjes së komisionit: “Është e vërtetë se qeveria ka sjellë disa muaj më parë disa amendime për këtë projektligj. Ne i kemi kaluar këto në komision, ju nuk keni qenë në atë kohë që ne i kemi miratuar. Ato nuk kanë kaluar në seancë plenare për miratim, sepse qeveria e tërhoqi projektligjin, për konsiderata të mëtejshme.  Tani në kalendarin e fundit është përsëri ky ligj për të kaluar në seancë plenare. Unë kam biseduar me drejtuesit e seancës plenare këtu në Kuvend dhe kam marrë përgjigjen se e kemi futur në kalendar si gjithë ligjet e tjera që kanë mbetur pa u kaluar. Por, deri tani nuk kemi ndonjë draft nga qeveria, për ligjin siç thoni ju, zoti Bizhga. Deri tani nuk kemi ndonjë draft dhe kjo kuptohet që nuk do të kalojë.” Kjo është përgjigja dy ditë më parë, që nuk do të kalojë. Nuk po futem tek problemet që krijon diskutimi  e aq më keq miratimi i këtij projektligji. Kërkoj në emër të opozitës të hiqet nga kalendari i rendit të ditës. Minimumi jeni të detyruar ta bëni këtë, qoftë për të realizuar dhe nenin formal të rregullores që kërkon dy ditë kohë. Është e drejta juaj që në seancën pasardhëse, duke na siguruar ne si opozitë minimumin të drejtën e njohjes me projektligjin, e të drejtën e njohjes me relacionin e komisionit përkatës, që ditën e hënë të ulemi ta diskutojmë”. Ruçi ka përsëritur kërkesën e opozitës për heqjen e projektligjit nga axhenda e Kuvendit dhe kalimin e tij për diskutim në komision. “Unë e dëgjova me vëmendje përfaqësuesin e mazhorancës, e ja ky është programi i Kuvendit dhe nuk ekziston asgjëkund. Ky është rendi i ditës së sotme dhe ekziston. Më duket se është e tepërt ajo që thashë, interesimi i anëtarëve të opozitës në Komision e Sigurisë dhe përgjigjen institucionale, zyrtare me procesverbal të kryetarit të Komisionit të Sigurisë. Që ligji është tërhequr nga qeveria e nuk do të kalojë para dy ditësh. Para dy ditësh mua si opozitë duhet të më jepej relacioni për ligjin përkatës. Para dy ditësh kryetari i komisionit që është përgjegjës për këtë relacion, më është shprehur që ligji është tërhequr nga qeveria, që ligji nuk do të kalojë në seancë plenare. Pra, ajo që bëri apel kreu i Grupit të mazhorancës ishte që ta lëmë të diskutohet. Jo zotëri. Është e vërtetë që Grupi Parlamentar i opozitës nuk ka qenë në mbledhjen përkatëse të Komisionit të Sigurisë. Por, është po kaq e vërtetë që ju nuk keni të drejtë të përjashtoni opozitën shqiptare sot që është në parlament, as nga komisioni e aq më tepër nga seanca plenare. Si mund të diskutohet një projektligj kaq i rëndësishëm kur t’i vijë radha dhe deputetët e opozitës të bënin sikur janë, apo opozita të bëjë sikur është opozitë. Apo ju të mendoni se gjasme keni opozitë”. Duke iu përgjigjur pretendimit të kreut të grupit parlamentar demokrat, Ruçi nënvizoi: “Radhën e parë unë kam thënë një fjali. Kodin, Shqipërinë, Institucionet i kemi bashkë. Edhe partnerët i kemi bashkë edhe armiqtë i kemi bashkë. Nuk mund t’ju lejojmë pikërisht juve, që pikërisht koha në të cilin bëhet këtu siç e cilësoi zoti Meta, që gjithë bota pret një vendim gjykate për fatin e shtetit më të ri të vëllezërve tanë kosovarë. Ju pikërisht sot krijoni këtë precedent në parlamentin shqiptar. Ne nuk mund të lejojmë si opozitë shqiptare, që krizës politike të këtij vendi që po e hiqni zvarrë, që krizës institucionale që keni krijuar ju me duart tuaja, që krizës ekonomike dhe sociale të këtij vendi, që krizës demokratike t’i shtoni dhe një krizë akoma më të madhe krizë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Me të gjithë institucionet e NATO-s dhe me partnerin tonë strategjik siç është SHBA-ja. Ne jemi këtu dhe nuk mund t’ju lejojmë juve që të bëni me këtë vend dhe këtë komb sikur jua ka lënë juve babai e ne njerka. Jo zotërinj kundërshtarë politik. Kombin dhe vendin e kemi bashkë. Partnerët e Shqipërisë i kemi bashkë. Institucionet ku aderojmë i kemi bashkë. Siç kemi dhënë kontributin tonë për të qenë e për të aderuar në këtë aleancë, pavarësisht se ju e keni shfrytëzuar si fitoren tuaj, pa kaluar pa u tharë boja e anëtarësimit ju po vini në pikëpyetje statusin e vendit tonë të përbashkët. Ne nuk mund të lejojmë se nuk ka gjë më të rëndësishme sesa kjo, jo vetëm për ne, por edhe për ju. Prandaj ngrihuni mbi rreshtim e rreshtit, shikoni interesat e vendit. Mos zbatoni verbalisht urdhrat e kujtdo qofshin këto, qoftë edhe të kryeministrit tuaj apo liderit tuaj” u shpreh kreu i grupit parlamentar socialist, duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës. Ruçi tha se çështja e pavarësisë së SHISH është shumë e rëndësishme për opozitën. “Para pak muaj Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka ardhur këtu, posaçërisht për këtë veprimin tuaj dhe ju e tërhoqët. Pas 4 muajsh ju e risillni këtë projektligj pa bërë asnjë ndryshim. Pa gjë të keqe hidhet një amendament i një deputetit, kushdo qoftë ai, se paska bërë një amendim se ka qenë shumë i thjeshtë problemi ta rregullojë. Jo, përkundrazi. Jo vetëm që nuk e rregullon, por realizon atë pikësynim që ju keni, që pushteti të uzurpojë shtetin. Që pushteti të uzurpojë SHIK-un, jo me ligj, por me Maliq. Ky është qëllimi i vërtetë i atyre amendimeve që ne sapo na erdhën në tavolinë”. Duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit, ai tha se projektligji nuk mund të kalojë në këtë mënyrë në parlament. “U kujtoka një deputet në ora 12 të natës e hidhka poshtë të gjithë atë projektligj, e ky deputeti sado i zoti paska qenë, paska gjetur çelësin e artë për të zgjidhur problemin. Ju bëjmë edhe njëherë apel, nëse është e nevojshme të mblidhet Konferenca e Kryetarëve të mblidhet, që ta shqyrtojë me gjakftohtësi këtë problem. Ndryshe do të jetë një lajm i keq sot që presim një lajm të mirë për kombin shqiptar, sot do jetë një lajm i keq për shtetin shqiptar. Ne jemi këtu jo vetëm për të thënë fjalën tonë, por jemi këtu për të mos lejuar që ky lajm i keq të mos bëhet realitet për shtetin shqiptar”. Ruçi ka kujtuar se edhe në Rregullore thuhet se amendimet në projektligj bëhen 24 orë përpara seancës parlamentare, ndërkohë që për amendimin e fundit deputetët e Partisë Socialiste janë vënë në dijeni prej vetëm 10 orësh nga ndryshimet. “Deri mbrëmë nuk ka pasur asnjë depozitim, biles edhe para 24 orëve s’ka pasur asnjë depozitim. Shkresa...protokolli, shikojeni, por unë më shumë se protokollin, i besoj mbledhjes së komisionit të sigurisë. Në komisionin e sigurisë ky problem është shtruar dhe unë lexova këtu procesverbalin e mbledhjes së komisionit, ku kryetari i komisionit thotë, “projektligji është tërhequr”, ku kryetari i komisionit në rrugë institucionale thotë, “jam konsultuar me drejtuesit e parlamentit dhe më thonë janë përfshirë të gjitha ligjet, por jo se diskutohen, ku kryetari i komisionit thotë që, “nuk ka për të kaluar në seancë plenare”. E dyta, relacioni i komisionit vjen pikërisht sot në orën 10:15, kur duhet të vijë dy ditë para. Prandaj unë dhe njëherë ju kërkoj, që ju si kryetare parlamenti brenda zbatimit të rregullores që jeni garant i saj dhe gardian i saj, qoftë për relacionin e komisionit duhen dy ditë para në dispozicion, qoftë për amendimet që duhet të vijnë dy ditë para. Duhet të na i garantoni dhe prandaj ju kërkova konferencën e kryetarëve. Për sa u përket problemeve të tjera, punë flamuri me yll dhe pa yll, apo kush ka kontribuar më shumë apo më pak, ne nuk duam flamur z. Patozi. Ne na qëlloi fati historik të ishim në pushtet kur ishte lufta e Kosovës dhe kryeministrin e asaj kohe e kemi këtu në sallë. Të paktën mos flisni para tij, se është prezent këtu. Kjo minorancë dje ishte maxhorancë. Për sa i përket asaj se ç’kontribut keni dhënë ju, keni dhënë, embargon. Juve e qatë. Për sa keni thënë, çfarë keni thënë për UÇK, keni thënë dhe citoj deklaratën e liderit tuaj: “që UÇK janë fondamentalistë, separatistë dhe komunistë”. Kjo është deklarata juaj” theksoi kryetari i grupit kuvendor socialist. “E treta keni deklaruar, kush nënshkruan Rambujenë, bën tradhti kombëtare. Ky është kontributi që keni dhënë ju për çështjen e Kosovës. Megjithatë, ky është një problem që le ta shkruajnë historianët. Të shkruajnë ata dhe të na gjykojë historia juve edhe ne. Por, jemi këtu ku jemi, kërkoj konferencën e kryetarëve me qëllim që të vendoset procedura parlamentare”. Debati mes Ruçit dhe kryetares së parlamentit ka vijuar për disa minuta, madje duke detyruar deputetët e opozitës të mblidhen rreth foltores së Kuvendit, për të këmbëngulur në kërkesën e tyre të heqjes nga axhenda të projektligjit për SHISH, futur aty në shkelje të hapur të Rregullores.

 

Kodheli: Nuk i mbani dot peng shqiptarët me gënjeshtra

Nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe deputetja socialiste, Mimi Kodheli ka deklaruar se kriza në vend po vjen duke u përkeqësuar, sidomos pas ndryshimeve në buxhet. “Ndërkohë që me të vetmen gjë me të cilën mund të mburren këta, janë monopolet e tyre, apo pasuritë e tyre marramendëse, janë milionat e eurove që shtohen me 1,8 miliona të tjerë për çdo vit”. Ajo ka kujtuar se Kodi Penal dënon veprën e mos pagimit të tatimit mbi fitimin edhe në rastin e ministrit. Ndërkohë që ka cilësuar procesin e privatizimit si një vrap të ndërmarrë nga qeveria me qëllimin e vetëm për të mbledhur para. Duke iu referuar shkurtimeve drastike në buxhet të fondeve në sektorët kryesorë, Kodheli ka nënvizuar se kjo po ndodh edhe me rrugët, në një kohë kur për çdo ditë ka viktima nga aksidentet. Po kështu edhe për arsimin dhe shëndetësinë. “Shqipëria është tashmë në fokusin e investimeve të dyshimta. Vepra kriminale e pastrimit të parave brenda Shqipërisë dhe në Ballkan, po shkon drejt sofistikimit. Mashtrimet financiare, tashme nuk evidentohen vetëm gjatë realizimit të kontrabandës, evazionit fiskal, prokurimeve publike, por edhe duke krijuar skema piramidale të kamufluara si veprimtari në fushën financiare, apo duke blerë toka e troje në bregdet dhe zona të ndryshme turistike” tha deputetja socialiste. Sipas saj mosrealizimi i të ardhurave buxhetore ka të bëjë edhe me kontrabandën që vazhdon te mbetet realisht shqetësim për ekonominë e vendit. “Ndaj zotërinj të pushtetit, nuk di si do të mund ta luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin galopant as pse nuk e keni vullnetin politik dhe as kur keni shkurtuar me shume se çerekun e shpenzimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese, që merren me këto probleme, sidomos në një periudhe si kjo e përmbushjes së standardeve për heqjen e vizave. Nuk do të mund ta mbani popullin peng edhe për shumë gjatë, duke gënjyer mbi fatin e parave të shqiptarëve. Nuk mund të mbani pushtetin mbasi keni grabitur shqiptarët në 28 qershor dhe vazhdoni ta bëni këtë me ekonominë dhe xhepat e tyre çdo ditë”.

 

Dade: Ndëshkim për ata që abuzojnë me ligjin për interesa partiake

Edhe pse votuan kundër, shqiptarët janë detyruar të durojnë ushtrimet e qeverisë me buxhetin e shtetit dy herë në vit. Deputetja socialiste, Arta Dade ka deklaruar dje në parlament se ndërkohë që gjithë organizmat ndërkombëtar i bien kambanave të alarmit për krizën e rëndë ekonomike dhe korrupsionin, qeveria shet demagogji dhe përralla për mrekulli. “Sipas raporteve, shqetësues është fakti se korrupsioni i nivelit të lartë është në mënyrë organike i lidhur me mungesën e respektit për liritë civile e politike brenda vendit: a rezultojnë të dhunuara liritë civile të pronarëve të ligjshëm duke u grabitur pronën me ligj e korrupsion, si rasti i pronave në zonat turistike dhe së fundmi bashkëpunimi Ministri e Mbrojtjes, Ministri e Ekonomisë?” Duke iu referuar shifrave të vërteta të ekonomisë, Dade ka kërkuar nga kryeministri t’u tregojë shqiptarëve se ka fshehur krizën. “Kryeministri duhet të bëjë transparencën e plotë edhe të treguesve ekonomikë e financiarë, si edhe sesi ai e shpura e tij përdori asetet shtetërore për të korruptuar zgjedhjet e qershorit të 2009, sipas raportit të OSBE/ ODIHR-it kufiri midis shtetit dhe pushtetit u zhbë”. Ajo tha se përpara se parlamenti të diskutonte ndryshimet në buxhet, mazhoranca duhet të bënte publike shpenzimet, reklamat e qeverisë, si edhe për festat qeveritare, rritjen reale të pensioneve, rënien e investimeve për çdo sektor jetik, efektet e vendimit të Kushtetueses për ish ushtarakët e kështu me radhë. “Nuk po merrem me buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme sepse kjo ministri ka nevoje për rikonceptim të strukturës së saj  që nga hapja e ambasadave pa motive të argumentuara e deri tek shkelja flagrante e ligjit për shërbimin e jashtëm duke e vënë diplomacinë jo në shërbim të interesave të vendit e të shtetit, por në shërbim të bosave e shefave”. Në fund të fjalës së saj, Dade theksoi se: “Opozita e ka shprehur qartë qëndrimin e vet që nuk do të stepet para asgjëje për të bërë drejtësi duke kërkuar ndëshkimin e të gjithëve që kanë abuzuar me ligjin për përfitime vetjake apo partiake, si edhe duke mos njohur asnjë privatizim apo praktikë që është në dëm të qytetarëve e sundimit të ligjit”.

 

BOX

 

Mazhoranca kundër mazhorancës për mandatin e kreut të SHISH

 

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, në kohën kur diskutimet në sallën e parlamentit vazhdonin për draftin e SHISH, ka shqyrtuar një amendament të deputetit demokrat Fatos Hoxha, që konsiston në tërheqjen nga të gjitha ndryshimet në ligj përveç mandatit të kufizuar për kreun e tij. Pra, për shkarkimin e drejtorit aktual Bahri Shaqiri. Ky propozim, të cilin mazhoranca e përdori për të “shpëtuar” nga situata e krijuar në sallë, u rrëzua nga vetë shumica në komision. Tre deputetët demokratë Gazmend Oketa, Paulin Sterkaj dhe kryetari Leonard Demi kanë bashkuar votat me opozitën duke hedhur poshtë amendamentin. Vendosja e një mandati të kufizuar për kreun e SHISH është një rrekje e shumicës për të larguar nga detyra kreun aktual, për të emëruar në drejtim një emër tjetër që me siguri ka gjithë pëlqimin e Berishës.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

  • Plain text 197 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
banner
Tags
Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull
0