Prifti, mister fati i kredisë, dyfishohen milionat e pasurisë
A është Saliu ortak me Priftin?
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ; mso-fareast-language:EL;} @page Section1 {size:595.3pt 841.9pt; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
A e ka shlyer ministri i Ekonomisë borxhin në bankë për kredinë që ka marrë për kompaninë e tij që në 2008? Nëse po, me çfarë lekësh, përderisa biznesi i tij nuk punoi për asnjë ditë? Të fshehtat e lëvizjeve në bankë që nxjerrin zbuluar Priftin për 1.8 milion euro pasuri të bëra brenda një viti. Kryeministri mbron në heshtje Priftin e vënë në krye të ekonomisë.
Ministrit të Ekonomisë nuk i mjafton “pastërtia” për të mbyllur llogaritë e tij të pasurisë. Përveç shifrës së deklaruar, Prifti i Ekonomisë shqiptare gëzon edhe një tjetër shifër po aq marramendëse, të cilën e ka mbajtur të fshehtë në deklaratën e tij, për të shmangur një megaskandal të vërtetë. Jo krejt rastësisht shifrat janë të përafërta, 1.8 milion euro të deklaruara, dhe 1.75 milion të tjera, të padeklaruara. Sipas asaj që vetë ministri ka deklaruar nga 5 milion euro që janë marrë kredi nga bankat, madje me ndërhyrjen e vetë Priftit si garant, pjesa e borxhit për të janë 1 milion e 750 mijë euro. As në formularin e pasurisë dhe as në sqarimet e mëvonshme, ministri nuk ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur me shlyerjen e detyrimit ndaj bankës. Në deklaratë thuhet vetëm se Prifti është bërë përfitues i një shumë prej 1 milion e 800 mijë euro nga shitja e aksioneve të tij në kompaninë “Fortis 2”. Pra 500 mijë euro më shumë se sa borxhi që i ka bankës për kredinë, që nga viti 2008.
Me borxh të fshehur?
Sipas tregimit të vetë ministrit, ai ishte bërë garant i marrjes në bankë të një kredie jo të vogël prej 5 milion eurosh. Prifti tha se kjo kishte ndodhur pas kërkesës së një biznesmeni nga Fieri, i cili kishte një sipërfaqe të jashtëzakonshme toke në pronësi, madje edhe një biznes, por nuk mund të merrte një kredi në bankë. Ky arsyetim aspak i besueshëm i ministrit, për fillimet e biznesit të tij në “Fortis 2”, që duhet të ishte një fabrikë tullash, aty ku më parë kishte qenë po një e tillë, u shoqërua me përbetimet e Priftit se kishte gjithë dokumentet për cdo transaksion bankar të kryer nga 2008. Për ilustrim tregoi një faturë, e nënshkruar nga ish ortaku i tij në fabrikën e tullave. Ndërsa për detyrimet e tij, të paguara apo të papaguara, ministri nuk tregoi asgjë. Bazuar në të thënat e tij, janë 1 milion e 750 mijë euro kredi detyrim ndaj bankës, për të cilat Prifti nuk ka deklaruar asgjë. Në formularin e pasurisë, dorëzuar në Inspektoriatin, që ministri e ka “ftuar” ta hetojë, nuk thuhet për detyrimin që ministri i ka paguar apo vazhdon t’i paguajë bankës për kredinë, edhe pas shitjes së aksioneve. Nëse kjo kredi është shlyer, edhe kjo duhet të ishte shënuar në formularin e pasurisë. Në të kundërt kjo është fshehje e borxhit dhe e pasurisë së Priftit, me faturën e një shume prej 1.8 milion eurosh të pambuluara në buxhetin e ministrit.
Me cilat para?
Nëse kredia prej 5 milion eurosh, ku pjesa e ministrit me 35 për qind të aksioneve i takon të jetë 1 milion e 750 mijë euro do të ishte shlyer, atëherë Prifti do të kishte më pak para për të deklaruar në formularin e tij të këtij viti. Por sigurisht që 1 milion e 750 mijë euro nuk janë të lehta për t’u shlyer brenda 365 ditësh, edhe nëse besojmë realisht se ministri është aq i sinqertë sa do të deklaronte cdo detyrim të tij, ashtu sic deklaroi me “pastërti” edhe pasurinë e tij. Edhe pse shifra është gati e njëjtë me pasurinë e përfituar brenda një viti, Prifti do të kishte shënuar në formular edhe shlyerjen e kredisë, pavarësisht se kjo është akoma më e vështirë për t’u bërë kur biznesi nuk i ka sjellë asnjë qindarkë fitim. Vetë ministri ka pranuar se fabrika e tullave, ku ai zotëronte 35 për qind të aksioneve nuk ka punuar asnjë ditë. Madje ai vetë ka pranuar se edhe sot e kësaj dite, ajo vazhdon të qëndrojë pa punë. Atëherë ku i gjeti paratë Prifti për të paguar kredinë? Për më tepër në një kohë aq të shpejtë sa të mos e zërë as detyrimi për ta deklaruar në formularin e pasurisë? Kjo është një pyetje që Prifti duhet t’i japë përgjigje me dokumentet që ofroi si alibi për të dalë nga situata e llogaritjeve të ngatërruara dhe që gjithmonë e nxjerrin me fitim.
Një shitje me leverdi?!
Kur blihet një kompani trashëgohen dhe detyrimet që ka kjo kompani. Kjo do të thotë se nëse paguan 10 milion euro kesh për të blerë kompaninë dhe kompania ka edhe 10 milion euro kredi për të shlyer, në të vërtetë kompania është blerë 20 milion euro. Ekspertë thonë për gazetën se kjo ndodh sepse 10 milion euro blihen aksionet dhe 10 milion të tjera janë shlyerje e detyrimeve që mbart për pjesën përkatëse kompania. Në rastin e Prifit, llogaritjet janë më të lehta se kaq. Madje ministri ka thyer cdo rregull biznesi dhe ekonomie, në shitjen dhe blerjen e biznesit. Edhe pse ka pasur një kredi në kurriz të kompanisë, për pjesën e tij prej 35 për qind të aksioneve, ministri deklaron se e ka shitur këtë pjesë nën cmimin real. Pra jo vetëm që ka shitur me të lirë aksionet e tij, por ka fshirë nga llogaritë pjesën e borxhit, i cili i bie mbi kurriz ish ortakut që ka bërë blerjen. Prifti ka pranuar disa herë faktin se cmimi i shitjes ka qenë nën vlerë. Madje me këtë ka justifikuar edhe faktin se nuk ka paguar tatimin mbi fitimin, prej 180 mijë eurosh. Këtu llogaritë ngatërrohen akoma më tepër edhe pse për ministrin, këto llogari, mesa duket të bëra shumë keq, janë burimi i 1 milion e 800 mijë eurove pasuri.
Burimi i 1.8 milion eurove
Në vend të përllogaritjeve, shoqëruar edhe me faturat që ministri thotë se i ka duhet të ishte sqarimi që Prifti i detyrohet shqiptarëve për gjithë pasurinë e tij. Sot të formësuar në një apartament 400 mijë metër katror në një prej zonave luks të Tiranës dhe një supervilë në Lundër. Por në vend të këtyre, ministri ndërmori një sulm me akuza dhe shpifje ndaj opozitës, sepse kjo kërkoi hetim të pasurisë së tij nga prokuroria. Tashmë Prifti duhet të ribëjë llogaritë e tij dhe të nisë shpjegimin e gjithë lëvizjeve bankare, duke filluar nga blerja e aksioneve në kompaninë “Fortis”. Marrjen e kredisë me ndërmjetësimin e tij si deputet dhe më tej shlyerjen e këtij detyrimi, që nuk figuron në asnjë formular të pasurisë që nga viti 2008, as më këse mujore dhe as me shlyerje të menjëhershme të një shume prej 1 milion e 750 mijë euro. Ai duhet të sqarojë pse e ka fshehur shlyerjen e këtij borxhi ndaj bankës, ashtu sic duhet të shpjegojë edhe se me cfarë parash e ka bërë këtë kur biznesi nuk i ka dhënë asnjë ditë para. Në të dyja rastet, kredia është fshehur nga formulari, e shlyer apo e pashlyer dhe ky duhet të jetë një fakt që duhet të hetohet i pari nga Inspektoriati, meqë Prifti e ka “ftuar” vetë. Sepse që këtu nis bërja e pasurisë prej 1.8 milion eurosh brenda një viti. Nëse nuk ka pasur as blerje, as shitje, as kredi dhe as ndonjë veprim tjetër si këto, ai duhet të gjejë një shpjegim tjetër për pasurinë milionëshe që bëri në pak kohë si ministër.
-
269 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj