E turpshme dhuna dhe presioni në Kuvend
Rama: Skenari Berisha-Topalli pasqyrë e krizës së gjithanshme të qeverisjes
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Mbyllja e turpshme e sesionit parlamentar, ku pikërisht në seancën e fundit tensioni që degradoi deri në përplasje fizike mes deputetëve arriti kulmin, ka nxitur reagimin e menjëhershëm të kreut të opozitës Edi Rama. Sipas kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, gjithçka ndodhi e u ndoq “Live” dje në sallën e parlamentit, nuk është veçse një inskenim i ulët i mazhorancës, e më konkretisht i dyshes Berisha-Topalli, në vazhdën e orvatjeje të kota për të kaluar pabesisht ligin e shumëkontestuar të SHISH me anë të të cilit jo vetëm të kontrollonin, e më pas edhe të komandonin, cdo operacion të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ndërkaq, në fjalën e Ramës nga selia rozë, me t’u mbyllur punimet në Kuvendin e Shqipërisë, u theksua si tejet arbitrar veprimi i drejtuesve të parlamentit dhe të qeverisë në bllok, për të “ngushtuar” argumentet kundër buxhetit të shkurtuar të opozitës, e cila nuk u lejua të përfundonte diskutimet e planifikuara sipas programit të rendit të ditës përpara votimit nen për nen të draftit më të rëndësishëm financiar, pra atë të buxhetit.
Deklarata e plotë e kryetarit të PS, Edi Rama
U shpreh sot të gjithë keqardhjen time qytetarëve shqiptarë për pamundësinë tonë për të bërë transparencën e buxhetit të rishikuar nen për nen. Në kundërshtim me çdo ligj, rregullore e normë elementare demokratike sot nuk na u lejua të flasim për çdo nen të buxhetit, por na u ofrua shfaqja vulgare e monologut të një kryeministri të dalë nga binarët e logjikës dhe të etikës. Në kundërshtim me çdo parim të bashkëjetesës demokratike në sallën e parlamentit të të gjithë qytetarëve, sot u inskenua nga Sali Berisha e Jozefina Topalli një seancë e turpshme që, në fakt, është pasqyra e krizës së gjithanshme të qeverisjes. Seancë pa axhendë, pa orar, pa rregull, pa debat e as kokëçarje për problemet e njerëzve dhe pa edukatën fillestare njerëzore. Në kundërshtim edhe me rezolutën më të fundit të Parlamentit Evropian, Kuvendi sot e shfaqi krizën e vet funksionale përmes një fjalimi të përçartë të kryeministrit, duartrokitjeve komike të spikeres së kuvendit dhe, më e keqja fare, dhunimit të rëndë të së drejtës së opozitës për të diskutuar nen për nen ligjin më të rëndësishëm të shtetit, ligjin e buxhetit. E gjithë kjo shfaqje provinciale e forcës dhunuese të pushtetit në sallën e Kuvendit, nxori edhe më në pah krizën e rëndë të një kryeministri që sot nuk i ka as numrat për të kaluar ndryshimet e ëndërruara në ligjin e SHISH-it, as njerëzit dhe mendtë për të përballuar krizën ekonomike. Sali Berisha nuk di më ç’flet, sepse nuk di më çfarë të bëjë në kushtet kur i mungojnë votat për të marrë nën kontroll shërbimin sekret, i mungojnë paratë për të përballuar krizën ekonomike, i mungojnë idetë për të dalë nga kriza politike. Fshehja e kalendarit të punimeve të Kuvendit, fshehja e axhendës së seancës së Kuvendit dhe së fundmi fshehja e projektligjit të SHISH-it bashkë me mbylljen anormale të seancës së sotme, flasin për një gjendje të rëndë psikologjike, por edhe për interesa shumë të errëta të një pushteti të dëshpëruar që po bëhet përditë e më shumë një barrë në qafën e shqiptarëve dhe të një kryeministri të dëshpëruar që ka humbur kontrollin jo vetëm mbi qeverinë, por edhe mbi vetveten. Opozita shqiptare është sot më e vendosur se kurrë për të thënë të vërtetën mbi krizën e gjithanshme, për ta mbrojtur këtë të vërtetë përballë pushtetit të dhunës e të gënjeshtrës, për të bërë detyrën karshi Shqipërisë e shqiptarëve që nuk e meritojnë të sundohen nga horrllëku dhe për t’u dhënë atyre qeverinë që meritojnë.
Berisha-Topalli shokon deri në fund, parlamenti në kaos
Miratohet mes grushtash buxheti i krizës
Mazhoranca dëshmoi edhe një herë në mbyllje të këtij sesioni parlamentar, se vetëm nëpërmjet, forcës, qoftë edhe fizike, fyerjeve si dhe veprimeve të dhunshme e arbitrare, do të mund të kalonte një draft të shumëkontestuar nga opozita. Ajo madje ndoqi të njëjtën rrugë të dhunës për të miratuar buxhetin e krizës së thellë ekonomike, njësoj si me drafte të kundërshtuara gjatë kësaj kohe. Pikërisht në seancën e fundit plenare, ndryshimet në buxhet u votuan përmes debatesh e replikash të ashpra mes deputetëve, të nxitura edhe nga një gjuhë e paprecedent e kryeministrit të vendit, i cili sikurse karakterizohet gjithnjë në raste të tilla, përdori cdo mjet për t`ia arritur qëllimit, por pa u kujdesur për opinionin që po e ndiqte, i cili edhe njëherë mbeti i shokuar. Pas zbrazjes së arsenalit të fjalëve fyese të radhës, në drejtim të deputetëve socialistë, kryesisht të zonjave, kreu u ekzekutivit nuk priti as përgjigjet, por pasi u largua vetë, urdhëroi kryetaren e parlamentit të kalonte menjëherë për votim nen për nen buxhetin. Topalli, nën urdhrat e rrepta të Berishës nxitoi të vinte në zbatim detyrën që i la shefi i tij, ndërsa në sallë depuetët po përlesheshin me grushte. Ajo që u ofrua përmes ekraneve të televizioneve që po e përcillnin live këtë seancë të fundit, ishte vecse një turp, pasi sikur të mos mjaftonte ndërprerja e të drejtës së fjalës, tashmë jo vetëm për argumentet kundër buxhetit, por edhe për lajthitjet e kreut të qeverisë, deputetët e djathtë u bënë pjesë e inskenimit për t’i mbyllur gojën opozitës. Në këtë mbledhje të fundit, deputetët nuk i kanë shpëtuar përplasjeve fizike të cilat kanë bërë që seanca të degradojë deri në ndërprerjen e saj. Sherri ka nisur gjatë momentit të votimit, kur deputetët e PS i janë drejtuar podiumit të kryetares së Kuvendit për t'i kërkuar zbatimin e rregullores së kuvendit, për të garantuar replikën kur u përmenden emrat. Por deputeti demokrat Lefter Maliqi ka tensionuar situatën duke qëlluar me grusht deputetin socialist Erion Brace e duke bërë që sherri të precipitojë në përfshirjen e të tjerë deputetëve në këtë konflikt i cili është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes se gardës. Më tej, mazhoranca ka arritur të miratojë vetëm me votat e saj shkurtimet në buxhet, pa marrë parasysh alarmin e opozutës, e asnjë nga deklaratat e ndërkombëtarëve që e vunë theksin te borxhi i lartë publik dhe deficiti i thellë, por ka zgjedhur rrugën e shkurtimit të buxhetit, përfshirë sektorët jetikë, duke thelluar krizën, e shtuar kështu më tej varfërinë e papunësinë në vend.
-
130 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj