TURP Shperthejnë milionat
Opozita: Berisha ortak me Prtiftin
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ; mso-fareast-language:EL;} @page Section1 {size:595.3pt 841.9pt; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Konfirmohet fshehja e shifrave në pasurinë e ministrit. Prifti hesht për shlyerjen apo jo të detyrimit ndaj bankës për kredinë dhe për shitjen që i shtoi në xhepa 1.8 milion euro. Hesht edhe shefi i qeverisë, ortak në afera me ministrin
Ministri i Ekonomisë dhe shefi i tij në qeveri kanë pranuar dje me heshtjen e tyre zyrtare fshehjen e pasurisë së Dritan Priftit. Ajo që ishte mëse e dukshme në formularin e dorëzuar në institucionin përgjegjës nga anëtari i kabinetit, ka marrë konfirmimin e turpshëm nga ministri që vijon të fshehë shifrat e pasurisë dhe mënyrën se si ka bërë 1.8 milion euro brenda një viti. Pikërisht për të fshehur këtë pasuri, Prifti i është shmangur sqarimeve me shifra dhe fakte, duke përdorur vetëm sulme, padi dhe akuza, aq sa edhe deklarata për gatishmëri për t’iu nënshtruar hetimit nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, por jo nga prokuroria. Gazeta publikoi dje faktet se një transaksion i tërë bankar i shitjes së aksioneve në kompaninë private, nga ana e ministrit, shtuar këtu edhe një detyrim kredije në bankë, nuk figuron në deklaratën e pasurisë. Kjo fshehje vërteton gjithë dyshimet e ngritura mbi shifrat marramendëse të fitimeve të një viti nga ana e Priftit. Nuk janë vetëm 1.8 milion euro, të cilat ministri nuk i ka sqaruar akoma se si i ka shtuar në pasurinë e tij, por edhe një shumë tjetër po kaq e madhe, fati i së cilës nuk dihet. Sipas vetë Priftit, një kredi që është marrë nga bankat që në vitin 2008, ku vetëm pjesa e tij me 35 për qind të aksioneve, rezulton të jetë plot 1 milion e 750 mijë euro është “fshirë” nga formulari i pasurisë së dorëzuar këtë mars. Një detyrim ky ndaj bankës, që ministri nuk mund të pretendojë se nuk e ka më edhe pas shitjes së aksioneve.
“Shitblerja” mbi 3 milionë euro
Shitja e aksioneve, sipas ministrit, “me të lirë” i shtoi atij në pasuri 1.8 milion euro. Fitim që nuk mbaroi këtu për Priftin, përderisa nuk pagoi as tatimin ndaj shtetit për shitjen, por për më tepër i “shiti” ish ortakut të tij edhe pjesën e vet të borxhit ndaj bankës. Që do të thotë edhe 1 milion e 750 mijë euro, nga kredia që ministri duhet të paguante sipas kontratës që pas marrjes së shifrës prej 5 milion euro për ngritjen e fabrikës së tullave në Fier. Prifti nuk ka dhënë dje asnjë sqarim nëse ka shlyer këtë borxh ndaj bankës dhe nëse e ka bërë një gjë të tillë, sa është detyrimi që ka mbetur, apo sa ka paguar muaj për muaj. Asnjë shifër e tillë nuk ekziston në formularin e pasurisë së një viti të anëtarit të kabinetit, i cili mbi të gjitha u përbetua për “sinqeritetin” dhe “pastërtinë” e deklarimit. Prifti duhet të kishte dhënë përgjigje dje për pyetjet se cfarë ka ndodhur me kredinë që është marrë në bankë që dy vite më parë. A është paguar ajo dhe nëse po me cilat para, të cilat duhet të hiqen nga buxheti i ministrit dhe jo të shtohen sic ka ndodhur në fakt. Aq më tepër kur biznesi për të cilin është hyrë në borxh, nuk ka bërë para për asnjë ditë, sepse edhe sot e kësaj dite, sic e ka pranuar vetë Prifti, vazhdon edhe sot e kësaj dite të mos ketë nisur aktivitetin.
Larje borxhesh??
Një histori e suksesshme biznesi mund të quhet ajo që ministri i Ekonomisë rrëfeu si fillimin e ngritjes së një kompanie ku edhe ai vetë do të bëhej aksioner. Në nisje një nder nga Prifti, që duhej të bëhej garant për marrjen e një kredie prej 5 milion eurosh, edhe pse ish ortaku i tij, biznesmen i njohur kishte një aktivitet e madje edhe një sipërfaqe të madhe tokash ku ishte planifikuar ngritja e fabrikës së tullave. Më pas, marrja e kredisë dhe nisja e punës, që duket se nuk ka qenë aq e suksesshme përderisa biznesi ka mbetur po aty. Pastaj ish ortaku në bordin e këshilltarëve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Me emërim të vetë ministrit, një javë pasi kishte marrë detyrën në drejtimin e dikasterit të Ekonomisë dhe Energjetikës. Një vit më pas, Prifti nuk ka qëndruar duar kryq në karrigen e tij dhe këtë e tregon më së miri edhe deklarata e pasurisë. Ndërsa ish ortaku në biznes, në shkëmbim të favoreve që ministri i ka bërë dhe të të tjerave që mbase i ka premtuar, “i ka hequr qafe” pjesën e vet të aksioneve në kompaninë “Fortis 2”. Ndoshta bashkë me to edhe borxhin që Prifti i ka bankës. Nëse ministri ka edhe për këtë një faturë që e vërteton, le të dalë të bëjë llogaritë përpara shqiptarëve dhe të ndalë sulmet, akuzat e shpifjet. Apo betimet për pastërti dhe madje edhe gatishmëri për t’u hetuar, gjithmonë duke përzgjedhur ai institucionin që duhet ta bëjë këtë. Përtej mashtrimeve të hapura dhe publike përpara gjithë shqiptarëve, ministri duket se ka akoma llogari të hapura edhe me veten e tij. Por gjithsesi në pozita të palëkundura në qeveri, për sa kohë të drejtojë aferat korruptive të kryeministrit dhe të ketë njëherësh edhe postin e “portofolit të Ilir Metës”.
PS: Pse hesht Berisha për skandalin Prifti
Për ditë të tëra Sali Berisha u fsheh nga përballja me shqiptarët, të cilëve është i detyruar t’u japë një përgjigje për pasurimin e shfrenuar të familjarëve dhe të ministrave të tij, ndërkohë që të gjithë shqiptarët numërojnë qindarkat për të shtuar një produkt ushqimor më shumë në tryezën e tyre. Edhe dje Sali Berisha refuzoi të japë përgjigje për milionat e Dritan Priftit. Partia Socialiste nëpërmjet deputetit tTaulant Balla i ka përsëritur sërish Sali Berishës këto pyetje:
1. Sali Berisha a mund ti shpjegosh shqiptarëve se si e ka shtuar pasurinë me 1.8 milionë euro në një vit ministri yt i Ekonomisë?
2. Sali Berisha a mund ti shpjegosh shqiptarëve, a e ka paguar Dritan Prifti tatimin prej të paktën 180 mijë euro për fitimin e deklaruar prej 1.8 milionë euro?
3. Sali Berisha a mund ti tregosh shqiptarëve se si ka mundësi që fabrika që s’prodhoi asnjë tullë, jo vetëm që i siguroi Dritan Priftit 1.8 milionë euro fitim, por siç po del çdo ditë në dritë, Ministri yt i Ekonomisë paska shlyer edhe 1.7 milionë euro kredi.
4. Sali Berisha a mund ti tregosh shqiptarëve se si i pagoi këstet e kredisë apo kush i pagoi këto këste kredie në emër të Ministrit tënd të Ekonomisë?
5. Sali Berisha të kërkojmë sot ti japësh përgjigje shqiptarëve, a je ti ortak në fitimet e Dritan Priftit, dhe çfarë nënkupton heshtja jote e tejzgjatur mbi këtë skandal?
“I kërkojmë sot Sali Berishës të shpjegojë para shqiptarëve se çfarë pazari ka mbyllur me Ilir Metën një vit më parë dhe sa është vlera e këtij pazari. Një nga ministrat e pazarit për një vit ka përfituar 1.8 milionë Euro. A ka mundësi t’i tregoni shqiptarëve sa e keni mbyllur pazarin?” vijoi Balla.
-
189 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj