Hyrje | Editorial | Rama: Vendi ndodhet në krizë të gjithanshme

Rama: Vendi ndodhet në krizë të gjithanshme

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

“Investimet do të shpëtonin shoqërinë nga kriza”

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman"; mso-ansi-language:SQ;} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Shqipëria është sot në një krizë të thellë, jo vetëm politike, jo vetëm ekonomike, por në një krizë shoqërore të gjithanshme. Një ditë pas miratimit në Kuvend përmes dhunës e kaosit të shkurtimeve në buxhetin e krizës më të thellë, kreu socialist Edi Rama ka deklaruar se kriza që po përjetojnë sot shqiptarët shkon edhe më tej. Sipas tij kriza është e gjithanshme, pasi ka prekur tashmë çdo sektor të vendit. Gjatë një inaugurimi në kryeqytet, Rama duke iu drejtuar gjimnazistëve theksoi se vendi mund të shkojë përpara e të kapërcejë këtë krizë vetëm në saj të investimeve për të ardhmen e brezit të ri. “Ky vend më shumë se për çdo gjë tjetër ka nevojë për dije, ka nevojë për njerëz të shkolluar, ka nevojë për një gjeneratë të re, e cila do të mund të administrojë ashtu siç duhet Shqipërinë evropiane, Shqipërinë që sot është në një krizë të thellë, në një krizë të gjithanshme, në një krizë ekonomike dhe shoqërore, por që mund të dalë nga kjo krizë dhe mund të shkojë përpara, vetëm falë njerëzve të ditur, falë njerëzve të edukuar, falë njerëzve që janë në gjendje ta garantojnë atë bashkëjetesë të domosdoshme qytetare e demokratike, e cila pastaj është mjedisi i duhur për të gjitha energjitë pozitive për të gjithë talentet dhe dhuntitë e njerëzve tanë”- u shpreh Kryebashkiaku Rama. Sipas tij, megjithëse vendi po kalon një situatë mjaft të vështirë për shoqërinë, investimet janë të domosdoshme. Me anë të këtij mesazhi, Rama ka treguar edhe njëherë qëndrimin kundër shkurtimeve në buxhet nga ana e mazhorancës, të cilat u kritikuan nga opozita. Kjo pasi me anë të këtyre shkurtimeve u prekën sektorët më kycë të ekonomisë. Rama deklaratat e tij i ka bërë gjatë përurimit të rikonstruksionit të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, një gjimnaz simbol ky i kryeqytetit, ku bashkia e Tiranës me një investim krejtësisht të sajin do të bëjë të mundur që në 6 shtator kur fillon edhe viti i ri arsimor të ketë përfunduar të gjithë punimet për shtimin e modernizimin e ambienteve të kësaj shkolle.

 

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

  • Plain text 62 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
banner
Tags
Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull
1.00