Hyrje | Editorial | Kriza, nga biznesi fason janë shkurtuar 11 mijë punonjës

Kriza, nga biznesi fason janë shkurtuar 11 mijë punonjës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Pjesa më e madhe e punonjësve blejnë ushqime me listë

<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->

Kriza ekonomike ka goditur thellë biznesin e fasonëve. Në Këshillin Kombëtar të Punës, përfaqësuesit e këtij biznesi kanë deklaruar se vetëm gjatë vitit 2008-2009 janë shkurtuar 11 mijë vende pune. Por kriza sociale është edhe mw e rwndw, pasi 66.4% e punwtorwve janw shprehur se do tw largohen sapo tw liberalizohen vizat, pasi njw pjesw e madhe e tyre blejnw ushqime me liste, dhe kane pakësim te ndjeshëm te tw ardhurave mujore. Përfaqësuesi i Dhomës Kombëtare të Veshjeve dhe Këpucëve, Bardhi Sejdarasi tha në ketë takim se, “shumë shqetësuese është shifra se 66.4% e punëtoreve jane shprehur se do te largohen sapo te liberalizohen vizat, 60 për qind e sektorit tonë duan kredi konsumatore, vetëm 15 % aplikojnë dhe kërkojnë dhe arrijnë të marrin sepse bankat kanë problemet e tyre, 28.3 % e tyre i kërkojnë borxh të afërmeve për të përballuar mungesën e punës, sepse janë ato punëtorë që janë pezulluar ose nuk I kanë ditët e plota të muajit për tu paguar. 33 % e të intervistuarve të sektorit të përpunimit aktiv kanë deklaruar se blejnë me listë”.  Mungesa e investimeve ka bere qe tregut t’i mungojne kete vit 133 milione euro. Ne Keshillin Kombëtar te Punës është thëne se skemat e Ministrisë se Punes per nxitjen e punesit jane jo funksionale dhe shpesh abuzive. “Skemat e Ministrisë së Punës që kanë të bëjnë me nxitjen e punësimit dhe formimit professional për sektorin e përpunimit aktiv janë jofunksionale. Disa herë dhe abusive. Qeveria ka planifikuar vitin e kaluar 800 milionë lekë për nxitjen e punësimit. Një vit më pas ky fond shkoi në 2 miliardë lekë. Sigurisht që ky është një fond i konsiderueshëm”.  Fasonistet kane kerkuar qe per cdo punetor te ri ata te stimulohen nga ministria permes fondit qe ata kane ne dispozicion. Nga ana tjeter bizneset kane kerkuar uljen e disa taksave te cilat e bejne te veshtire konkurrencen me tregjet e huaja. Në letrën që Presidenti i Dhomës Kombëtare të Veshjeve dhe Këpucëve Flamur Hoxha i drejton Keshillit Kombëtar të Punës thuhet ndër të tjera se, kriza e përgjithshme financiare dhe ekonomike e dy viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, ka prekur ndjeshëm sektorin e prodhimit në rregjimin e përpunimit aktiv, pra sektorin e fasonit. Kompanitë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve janë përballur që nga tremujori i fundit i vitit 2008 e në vijim me mungesën e punës, rënien e ndjeshme të nivelit të prodhimit, reduktimin e numri të kontratave me kontraktorët e huaj, kushte diskriminuese në lidhjen e kontratave të reja, çmime më të ulta për njësi prodhimi dhe mungesë të theksuar likuiditeti nga moskorrektësia e kontraktorëve të huaj në pagesën e detyrimit të kontraktuar. Në këto kushte, sektori i prodhimit me material porositësi është detyruar të reduktojë numrin e punëtorëve, të pezullojë e madje të çojë drejt falimentimit e mbylljes një numur të caktuar ndërmarrjesh dhe të shfaqë paaftësi të dukshme paguese ndaj detyrimeve shtetërore të parashikuara nga ligji. Sektori i fasonit, në vazhdën e një partneriteti të realizuar me qeverinë, ka kërkuar e kërkon mbështetje ligjore, incentiva e vëmendje për t’i mbijetuar efekteve të kësaj krize, e cila pavarësisht deklarimeve zyrtare, ka sjellë një impak negativ në tërë ecurinë e sektorit. Duam të theksojmë se industria e tekstileve dhe këpucëve është punëdhënësi më i madh në sektorin e manifaturimit në Shqipëri. Sipas të dhënave të DPT, për vitin 2009 numri total i të punësuarëve në këtë sektor ka qënë 77 mijë. Sipas DHKPVK, ky numur është më i madh, rreth 100 mijë, ku përfshihen edhe punëtorët provizorë (që punojnë nëpër shtëpi dhe paguajnë tatim në burim). Në shkallë vendi, numërohen sot më shumë se 470 subjekte private, (INSTAT raporton 866 ndermarrje) që punojnë me fason, prej të cilave, rreth 300 janë të përfshira në sistemin e kompjuterizimit të shërbimit doganor "ASICUDA" Vetëm në Tiranë numërohen afro 160 biznese prodhuese me fason. Industria e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri operon në pjesën më të madhe me modele të gatshme, të cilat vijnë nga vendet partnere të Europës.  Në vitin 2009, industritë e veshjeve dhe të lëkurë-këpucëve (rregjimi i përpunimit aktiv) zunë në total, 73,6 % të rieksporteve shqiptare, ( 43 % tekstilet dhe artikuj tekstili dhe 30,6 % veshjet e këmbëve- Burimi ACIT) si dhe realizuan një vlerë eksporti prej rreth 500 milionë euro mallra në vit. Eksportet në fund të vitit 2009 kanë pësuar një rënie prej 15.4% në krahasim me vitin 2008, ndërkohë që importet kanë pësuar një rënie prej 3.5% (të dhënat në Euro). Vitin që shkoi eksportet e këpucëve të punuara në vend ishin 20 miliardë lekë, rreth 5.8% më shumë se një vit më parë. Këpucët janë malli më i rëndësishëm i eksporteve shqiptare dhe vendi ynë renditet i gjashti në botë për nga sasia e këpucëve të eksportuara. Rreth një e treta e të punësuarve në sektorin e përpunimit aktiv, ose rreth 30 mijë vetë u përkasin fabrikave të këpucëve. Kjo industri importon zakonisht lëndë të parë nga Italia dhe eksporton produkte të gatshme ose 98 për qind të gatshme sipas kërkesave specifike të porositësit. Avantazhi kryesor i Shqipërisë në këtë fushë është afërsia me tregun europian dhe krahu i lirë i punës. E gjithë industria është e organizuar me material porositësi (fason), me drejtim tregjet e huaja. Rreth 70,6% e këtij prodhimi, shkon në tregjet e Italisë dhe Greqisë, si dhe në disa vende të BE-së, kryesisht Gjermani, Austri, etj. Kohët e fundit, pas shfaqjes së krizës, sektori i është drejtuar edhe tregjeve të Francës, Danimarkës, Zvicrës, etj. Vitin që shkoi vlerësohet të jenë shtuar kontratat me kompanitë gjermane, të cilat ndikuan në rritjen e volumit të eksporteve të punimeve me fason drejt Gjermanisë me rreth 33%. Sot, në Shqipëri, punohet veçse me porosi të vogla dhe dërgesa të shpejta, për shkak të afërsisë gjeografike që ka vendi ynë, sidomos me Italinë.

Shto tek: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

  • Plain text 62 - Here eshte lexuar ky Artikull
  • email Email shokeve
  • print Print version
banner
Tags
Ska tags per kete artikull

Vlereso kete artikull
0