INTERVISTA- Ish-kreu i SHISH: Ja pse i trembet Berisha shërbimit sekret
<!-- /* Style Definitions */ p.MsoNormal, li.MsoNormal, div.MsoNormal {mso-style-parent:""; margin:0in; margin-bottom:.0001pt; mso-pagination:widow-orphan; font-size:12.0pt; font-family:"Times New Roman"; mso-fareast-font-family:"Times New Roman";} @page Section1 {size:8.5in 11.0in; margin:1.0in 1.25in 1.0in 1.25in; mso-header-margin:.5in; mso-footer-margin:.5in; mso-paper-source:0;} div.Section1 {page:Section1;} -->
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi shprehet i bindur se ligji i shumëkontestuar i SHISH nuk ka për të miratuar nga parlamenti as në shtator. Megjithë tentativën e kreut të qeverisë Berisha për të shtënë në kontroll të plotë Shërbimin Sekret, sipas Klosit presioni i ndërkombëtarëve ka për të bërë që kryeministri ta kthejë mbrapsht edhe një herë këtë ligj. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri i Popullit”, ish drejtuesi i SHISH, Fatos Klosi tregon edhe arsyet përse Berisha i trembet miratimit të një ligji të tillë, megjithë dëshirën për të ndryshuar drejtuesin aktual të këtij shërbimi, Bahri Shaqirin. Ligji i SHISH tentoi të votohej pabesisht në Kuvend, me anë të futjes së beftë në rendin e ditës së dy seancave të fundit të sesionit parlamentar, por oponenca e fortë e opozitës, e cila qëndroi në sallë dhe ishte e gatshme për të thyer vendimin e saj për të mos votuar asnjë ligj deri në transparencën e plotë të zgjedhjeve, e të jepte votën e saj kundër draftit të mazhorancës në rast se do të kalonte për votim, si dhe përçarja e koalicionit bashkëqeverisës, madje deri brenda deputetëve të PD-së 2 prej të cilëve së bashku me 4 deputetët e LSI-së u deklaruan kundër ligjit, bënë që Berisha të tërhiqej për shkak se nuk i dilnin numrat për ta votuar atë në Kuvend. Nga ana tjetër presioni i hapur i ndërkombëtarëve, e sidomos ai i ambasadorit amerikan John Withers, kundër këtij ligji si dhe deklarata e Presidentit Topi se nuk do të dekretonte një draft të tillë, stepën mazhorancën e cila megjithë deklaratat e forta se do ta kalonte ligjin dështoi në nismën për të marrë kontrollin e plotë të shërbimit sekret.
Pse kërkon me çdo kusht Shërbimin Sekret kryeministri Berisha?
Kjo pyetje i duhet bërë Berishës, se ai e di më mirë se të tjerët pse e kërkon këtë gjë. Megjithatë, kjo gjë është tjerrë aq gjatë, e janë bërë aq shumë lëvizje, sa nuk ka mbetur gjë tjetër për shtuar. Pak a shumë, ajo që duhet thënë është se e gjithë kjo fushatë që po bën Berisha për disa amendime të ligjit për Shërbimin Informativ, është në vazhdën e tentativës së tij për të pasur në kontroll të gjithë institucionet e këtij shteti. Por për mua ka zgjedhur një mënyrë të gabuar, pasi me ligjin ekzistues ai e ka SHISH-in nën kontroll dhe i ka të gjitha mundësitë për ta kontrolluar në çdo hallkë atë. I vetmi problem që ka ngelur jashtë këtij kontrolli është se këtë njeri që është sot në krye të SHISH nuk e ka emëruar ai dhe ai nuk e heq dot pa marrë miratimin e presidentit. Presidenti nuk është dakord, e kjo me sa duket ka të bëjë me raportet e tij me presidentin. Në qoftë se ai do t`ia mbushte mendjen, pra në qoftë se ai do të kishte argumente për ta hequr këtë njeri, si p.sh. nëse nuk e ka bërë punën mirë, ose nëse ai nuk ka besim tek ky njeri, etj.,patjetër do t’ia argumentonte presidentit dhe besoj se presidenti do të ishte dakord, nëse argumentet do të qëndronin. Por me sa duket argumentet nuk qëndrojnë, edhe pse besoj se Berisha nuk ka bërë ndonjë tentativë për t’i mbushur mendjen presidentit. Prandaj ai po zgjedh këtë rrugë që shpesh herë e ka përdorur, se gjoja është bërë një studim, duhen bërë ca ndryshime, gjë që nëse do ishte e nevojshme do ti kishte kërkuar vetë SHISH sepse është SHISH institucioni që do ta kërkonte ndryshimin e ligjit në favor të rritjes së efektivitetit të punës etj. Por, për aq kohë sa këto ndryshime kërkohen nga politika, pa u konsultuar apo dhe në kundërshtim me opinionet e Shërbimit, kjo tregon se bëhet fjalë për një hile që është kamufluar keq, shumë keq.
Para pak ditësh, kur po diskutohej në parlament, ishin vetë deputetët e djathtë në komision që deklaruan: “pse gjithë jetën do t’i mbajmë ne kryetarët?”. Pra e thanë hapur që gjithçka që po bëhet, është në funksion të heqjes së drejtuesit të SHISH. Edhe kërkesa për të aprovuar vetëm nenin e mandatit të Drejtorit e tregon qartë këtë gjë. Fakti që Berisha nuk e ka vënë vetë atë njeri dhe fakti që deri tani e ka demonstruar se si të thuash nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje me të, pasi se ka takuar asnjëherë në këto 5 vjet që është në detyrë, bën që kryeministri ta ketë frikë atë njeri. Ecën me mendimin që “gjersa unë se kam sjellë vetë këtë njeri, mund të bëhet armiku imi, prandaj më mirë mos jetë aty”. Duhet të kemi parasysh që SHISH është një institucion që ka për detyrë “të fusë hundët” në të gjitha problemet që cënojnë Sigurinë Kombëtare, e meqë vendi ka shumë probleme të tilla, sikurse dihen tashmë, e që të kesh një “armik”, sipas Berishës, në këto pozicione delikate nuk është e mirë. Për mua ai do thjesht ta ndërrojë, kjo është e gjitha.
Ai i trembet kryeministri një drejtuesi të SHISH-it? Pse? Çfarë mund të bëjë ai?
Meqenëse drejtuesi i SHISH nuk mund të flasë në publik, kjo portë është e mbyllur, drejtuesi i SHISH është i detyruar të informojë presidentin e kryeministrin. Presidenti s`ka ndonjë kompetencë ekzekutive në Shqipëri, kryeministri është ai vetë, ndaj kam frikë se i trembet më shuam bashkëpunimit të SHISH me partnerët ndërkombëtarë. Në amendimet e fundit dy gjëra të binin në sy: E para, ta heqim këtë njeri që është dhe e dyta, të vëmë një lloj kufizimi në bashkëpunimin me të huajt. Çdo gjë të kalojë në dorë të kryeministrit, pra ai të jetë i sigurt në atë se çfarë komunikon Shërbimi me partnerët e huaj. Thjesht është në kuadrin e frikës që ai ka për disa gjëra që nuk duhet të dalin jashtë “oborrit”.
Ç’mendim keni për rrugët që Berisha po ndjek për të marrë nën kontroll SHISH?
E thashë edhe më parë. Duhet që dikush ta merrte guximin e ta pyeste vetë për këtë kryeministrin. Institucioni varet drejtpërdrejtë nga kryeministri, të gjitha orientimet, prioritetet e punës, me se duhet të merret, objektivat kryesorë, etj., i ka në dorë kryeministri. Pra ai ka nën kontroll institucionin, por nuk ka nën kontroll drejtuesin e tij, nuk e ka vënë vetë dhe ai ka atë mentalitet që nëse se kam vënë unë, ta heqim. Në të vërtetë kryeministrat nuk e duan Shërbimin, është një institucion që u ka ngelur në dorë. Kudo do të ishte absurde të dalë kryeministër të thotë që unë nuk e dua shërbimin. Shërbimi i shërben kryeministrit, por ai nuk e thotë dot se nuk e do. Kryeministrat nuk kanë qenë aq të sinqertë në këtë vend. Nuk kanë qenë aq të ndershëm, asnjëherë nuk e kanë thënë sinqerisht pse se duan Shërbimin. Mendoj se kanë pasur e kanë gjëra për t’ia fshehur vendit, të vogla apo të mëdha. Gjëra që janë bërë pa dashje ose ndonjëherë edhe me dashje, por kanë gjëra për të fshehur, kështu që nuk u leverdis që të kenë një institucion, qoftë dhe vartës që di qoftë dhe disa nga këto gjëra. Në qoftë se e cenon diçka sigurinë kombëtare, më shumë se gjithçka, do të ishte një veprim i gabuar i kryeministrit . Në vitin 2005 u tentua nga kryeministri që Shërbimi të kalojë në Ministrinë e Brendshme, vetëm që ta largonte nga vetja dhe ta kishte në kontroll të shumëfishtë . Do të komandohej nga një ministër që është vartës i kryeministrit. Pra donte ta largonte, por nuk e lanë të huajt. Dhe për mua bën e mirë. Ata e kanë të drejtën edhe për faktin se kanë investuar shumë. Të gjitha mjetet e pajisjet me të cilat punon shërbimi janë të blera prej partnerëve, por kanë investuar shumë edhe për trajnimin e njerëzve, janë munduar shumë t’i japin një frymë perëndimore.
Kush ishin faktorët, sipas jush, që ky ligj u shty nga parlamenti?
Presioni i partnerëve perëndimorë, që këmbëngulën meqenëse e ndjenë që kjo tentativë e kryeministrit do ta bënte shumë vulnerabël shërbimin. I vetmi faktor i brendshëm do të thoja që është Presidenti. Ai reagoi në fakt kundër kësaj tentative. Por megjithatë presidenti nuk ishte vendimtar. Para disa muajsh kujtojmë që erdhi vetë shefi i NATO-s, i cili tha se SHISH nuk është një shërbim i zakonshëm kombëtar, por është një nga urat lidhëse me vendet të NATO-s, siç është edhe Ministria e Mbrojtjes. Berisha këtë nuk e mori parasysh herën e parë, por më pas u detyrua ta kthejë mbrapsht. Ndërsa Topalli është vetëm një servile e tij, e cila pak ditë më parë tha se do votohet me çdo kusht ligji i SHISH në parlament.
Nëse do të kalonte ligji i SHISH, cili do të ishte reagimi i ndërkombëtarëve?
Nuk besoj se do kalonte kurrë një ligj i tillë. Jo pse nuk e pranon Presidenti, ai është i pafuqishëm ta ndalojë, mund ta rikthejë herën e parë, por herën e dytë ligji kalon dhe pa konsensusin e tij. Kjo vetëm sa do ta shtynte problemin në kohë, duke e bërë më vulnerabël atë. Besoj se Berisha nuk është aq trim sa të bënte diçka të tillë, diçka që të huajt nuk e duan. E çon ndoshta deri aty sa të provokojë reagimin, por nuk e bën dot hapin e fundit. E nëse Berisha ka në krye një njeri që mund ta ndryshojë sa herë të dojë, ai nuk do të ishte më një shërbim i mirëfilltë, do të humbte seriozitetin. Ndërkombëtarët besoj nuk kanë asgjë kundër apo pro emrave konkretë, nuk besoj se duan të mbrojnë konkretisht Bahri Shaqirin, besoj se janë më parimorë se kaq, ata duan sinqeritetin e kryeministrit ndaj tyre dhe popullit, nuk duan ti besojnë një Kryeministri që dhe për një problem kaq delikat nuk është transparent dhe i sinqertë as me ta..
Pse Berisha po sfidon atëherë ndërkombëtarët?
Berisha s`ka këllqe të sfidojë ndërkombëtarët.
A ka frikë Berisha se SHISH dhe ndërkombëtarët mund të kenë informacione më të thella rreth mbështetjes së qeverisë të bizneseve apo qarqeve të tjera të dyshimta të lidhura me terrorizmin apo formave të tjera të pastrimit të parave?
Berisha nuk e do Shërbimin Informativ. Nuk do të ekzistojë një institucion i tillë. Kjo qeveri është më e korruptuara që ka pasur ndonjëherë vendi. Këtë gjë po e thotë opozita, media, edhe pse e kufizuar për shkak të mungesës së lirisë së plotë, por nëse do ta thonte Shërbimi Informativ, gjërat nuk do të ishin aq të lehta për qeverinë. Gjërat po dalin, ndërsa qeveria nuk di të reagojë, në vend t`i mohojë, akuzon duke pohuar, dhe duke kërkuar ndryshime në institucionet.
-
360 - Here eshte lexuar ky Artikull -
Print version



del.icio.us
Digg
Publikoni komentin tuaj